Uncategorized

Aleanca dhe flirtime në “Ferma Vip”.

Ferma e vipave ka rrëmbyer vëmendjen maksimale gjatë kësaj jave, ndërsa 17 fermerët VIP-a kanë dhënë një shembull bashkëjetese dhe harmonie me njëri- tjetrin.

Menjëherë pas marrjes së titullit kryefermer i javës, Andueli ka nisur ndarjen e punëve.

Energjia pozitive nuk ka munguar që në nisje të ditës, moment ky që përkon më së shumti edhe me fillimin e punëve të fermës.

Dy fermerët e rinj që u bënë pjesë e lojës mbrëmjen e së hënës, Danela Shima dhe Gani Gërmia kanë marrë kohën e tyre për të njohur fermën dhe përgjegjësitë që iu takojnë.

Por hyrja e tyre ka trazuar ujërat dhe kanë vënë në lëvizje të gjithë konkurrentët.

Alba duket se sërish ka zgjedhur të rebelohet, duke nxitur debate të forta me fermerët e tjerë. Kjo e fundit po ashtu gjatë dy ditëve ka krijuar një raport shumë më të afërt me Limin.

Raport ky që duket se po krijon përçarje mes Limit dhe Esterit.

Nga ana tjetër aleancat e para kanë nisur.

Gjatë këtyre ditëve nuk kanë munguar sfidat e vendosura nga Agai. Kryeplak Albano ka qenë i pranishëm në Fermën Vip duke udhëzuar dhe aktivizuar secilin prej fermerëve për sidën e radhës që mbi të gjitha kishte të bënte me shpejtësinë dhe shkathtësinë.

Sfidë kjo që sigurisht për humbësit pati pasoja. Big Mama, Alba Erandi dhe Elinara si humbës të sfidës u desh të dënoheshin si fakirë e t’u shërbenin fermerëve të tjerë.

Në fermë kanë gjetur vend edhe debate të tjera, disa të qartësuara tashmë e të tjera ende jo.

Ekuilibri i lojës është tronditur pas eliminimit të parë, duke shkaktuar dinamika që do të jenë në vëmendje gjatë spektaklit që nis sot në orën 21.00 në ekranin e Vizion Plus si dhe 24 orë në dy kanale të dedikuara të platformës Tring, Ferma VIP 1 dhe Ferma VIP 2./vizionplus.tv

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button