Aktualitet

Fluturoi’ nga rruga poshtë urës, pamjet nga aksidenti i rëndë në Pogradec

Këto janë pamjet e aksidentit të rëndë në bypass-in e Pogradecit, aksi Zërvaskë – Qafë Plloçë, ku si pasojë mbetën të plagosura nënë e bijë.

Mësohet se 27-vjeçarja ka qenë duke udhëtuar në këtë bypass së bashku me nënën e saj, në një segment që është ende në ndërtim. Për shkak të pakujdesisë, ajo ka humbur kontrollin e mjetit, ka dalë nga rruga dhe ka rënë poshtë në njërën prej urave.

Si pasojë e aksidentit, janë plagosur drejtuesja e automjetit dhe nëna e saj, e cila udhëtonte si pasagjere. Të dyja të plagosurat ndodhen në spitalin e Pogradecit dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Duhet theksuar se ky segment rrugor, për shkak se është ende në ndërtim, nuk është i qarkullueshëm për automjetet që dalin nga Pogradeci, as për ato që vijnë nga Korça në drejtim të këtij qyteti. Herë pas here, policia rrugore është detyruar të ushtrojë kontrolle në hyrje dhe dalje të këtij segmenti për të parandaluar qarkullimin e mjeteve në zonën e ndaluar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button