Life Style

Princ Leka dhe Blerta Celibashi në pritje të fëmijës së tyre të parë

Princ Leka dhe partnerja e tij, Blerta Celibashi, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, duke shënuar një moment të rëndësishëm në jetën e tyre familjare.

Së fundmi, çifti është shfaqur në ceremoninë e organizuar nga Bashkia Mat me rastin e 104-vjetorit të themelimit të Burrel si qendër administrative. Gjatë këtij aktiviteti, Blerta u pa me barkun e rrumbullakosur, duke konfirmuar publikisht pritjen e ëmbël.

Vetëm pak kohë më parë, Princ Leka dhe Blerta Celibashi kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni private, duke hapur një kapitull të ri në jetën personale të princit.
Lajmi për martesën u bë publik nga Oborri Mbretëror Shqiptar, i cili ndau edhe fotografinë zyrtare të çiftit. Fotoja është realizuar në Kështjella Apponyi, një vend i zgjedhur për të nderuar trashëgiminë e Mbretëresha Geraldinë dhe origjinën e saj hungareze.
Pas martesës, Blerta Celibashi do të mbajë mbiemrin e familjes Zogu dhe titullin “Princeshë e Shqiptarëve”, duke u bërë pjesë zyrtare e familjes mbretërore shqiptare.
Ndërkohë, Princ Leka është baba edhe i një vajze, Geraldinës, e cila erdhi në jetë nga martesa e tij e parë me Elia Zaharinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button