Vendi

Zjarri në një banesë në Maliq, ndërron jetë nëna e dy fëmijëve

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditen e sotme në qytetin e Maliqit, ku një banesë është përfshirë nga flakët.

Si pasojë e zjarrit kanë pësuar djegie trupore tre persona, konkretisht nëna dhe dy fëmijët e saj të mitur. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë nga shërbimet e ambulancës drejt Spitalit Rajonal të Korçës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Por mësohet se nëna nuk ka mundur tu mbijetojë palgëve dhe ka ndërruar jetë nga asfiksia.

Nuk dihen ende shkaqet që çuan në përfshirjen e banesës nga flakët, ndërsa shërbimet zjarrfikëse dhe policia ndodhen në vendngjarje për të shuar zjarrin dhe nisur hetimet mbi rrethanat e incidentit.

Maliq / Informacion paraprak

Rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. A.

Si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë për ndihmë shëndetësore në spital shtetasja M. A. dhe dy fëmijët e saj të mitur, 14 dhe 6 vjeç.

Dyshohet se si pasojë e asfiksisë shtetasja M. A., ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button