Life Style

Alfred Cako zbardh për herë të parë detaje nga “operacioni sekret” i  Edi Ramës në klinikën e elitës botërore, si e izoluan për katër ditë dhe e trajtuan me terapinë që përdoret vetëm për udhëheqësit dhe pasanikët

Konspiracionisti Alfred Cako ka zbardhur për herë të parë detaje nga “operacioni sekret” i kryeministrit Edi Rama në klinikën e elitës botërore, ku sipas tij ai është izoluar për katër ditë dhe është trajtuar me terapinë që përdoret vetëm për udhëheqësit dhe pasanikët. Z.Cako ka folur gjithashtu edhe për teoritë që qarkullojnë prej vitesh në media mbi Putinin, duke thënë se ky Putini që është tani nuk është i vërtetë, pasi ai i pari që mori pushtetin në vitin 2000, dhe se thuhet që Putini i parë është rrëmbyer në një vizitë jashtë shtetit rreth vitit 2011.   “Flitet se ky Putini që është tani nuk është Putini i vërtetë, ai i pari që mori pushtetin në vitin 2000.

Në disa lloj platformash sociale shpesh herë ka qarkulluar edhe një gjyq që është zhvilluar kundër Putinit të parë, për të cilin thuhet që është rrëmbyer në një vizitë që ka bërë diku jashtë shtetit, rreth vitit 2011, në mos gaboj. Dhe që atëherë doli ky Putini tjetër. Po të shikosh Putinin e parë me këtë Putin, janë pak a shumë në të njëjtën peshë, por ky është më i fryrë nga fytyra dhe ka ndryshime po t’i shikosh te veshët, te lartësia e hundës nga buza. Këta tani justifikohen që ai Putini i parë ka bërë botoks për të rregulluar pamjen e fytyrës. Pra, ekziston ky mendim në lidhje me Putinin. Për sa i përket daljes së një të ngjashmi, këto janë përdorur dhe më përpara, por sigurisht jo me persona të klonuar, siç mund të aludohet tani. Për shembull, thuhej për Bidenin që ishte një klon. Po, dhe nuk ishte Bideni i parë”, tha ai.

Klonimi dhe operacioni i Ramës

Cako sqaron gjithashtu dallimin mes klonimit riprodhues dhe klonimit terapeutik dhe thotë se Edi Rama mund të ketë bërë një klonim terapeutik kur vajti në zyrat qendrore të kompanisë Pfizer, ku sipas burimeve të tij ka qenë i shtruar tre-katër ditë. Ai tregon se Rama ka pasur një problem me shtyllën kurrizore dhe çdo tetë-nëntë muaj shkonte dhe kurohej, dhe se atij mund t’i jenë zëvendësuar grup inde të dëmtuara nëpërmjet klonimit terapeutik. “Çfarë është klonimi? Klonimi është të prodhosh një qelizë, një ind, ose një organizëm të plotë, me të njëjtat tipare gjenetike. Rrjedh nga fjala klonos nga greqishtja e vjetër, që do të thotë degëzim. Tani ka disa lloj klonimesh. Ka klonim natyror kur bëhen dy binjakë, të cilët janë klonet e njëri-tjetrit. Ka klonim riprodhues, siç mund të jetë klonimi i njerëzve të cilët duan të zëvendësojnë, për shembull, daljen e një lideri në vende të rrezikshme.

Ja ku është ky Putini i parë. Ka komplet një ndryshim tjetër nga Putini i sotëm. Dhe ka klonim terapeutik. Klonimi riprodhues, për shembull, thuhet nga shkenca se është arritur me kafshët. Në vitin ’96 u bë në Skoci delja Dolly, që nëpërmjet klonimit të një qelize u arrit te klonimi i të gjithë organizmit të një dele. Sot shkenca zyrtare pranon që ka klonuar kuaj, derra dhe kafshë të tjera, por ka arritur në Kinë të bëhen dhe dy majmunë që janë shumë afër. Sigurisht, ne nuk na tregojnë të vërtetën dhe këto patentat për klonimin, ashtu si çdo shpikje tjetër, e ruajnë 70 vjet pavarësinë e tyre dhe vetëm mbas 70 vjetësh shpikjet e tyre mund të imitohen. Pra, mund të ketë klonime dhe të njerëzve, dhe ne nuk e dimë, por zyrtarisht kjo nuk pranohet.

Tani, sozia është gjë tjetër, ku një njeri ngjan. Për sa i përket klonimit, nuk është se me sa di unë që në shumicën e vendeve ka ligj që e ndalon, por nuk ka ligj që e lejon. Sepse në qoftë se do të krijohet nëpërmjet procesit të inxhinierimit gjenetik një njeri, nuk janë të përcaktuara çfarë të drejta ka ai. Ka të drejtë ai të veprojë njëlloj si kloni i vet? Pra, përderisa këto nuk janë të përcaktuara, dhe nga pikëpamja etike, morale dhe fetare, është e ndaluar deri më sot. Por unë mendoj që ky klonimi i njerëzve është realizuar. Ka një klonim terapeutik që bëhet për të shëruar një organ të caktuar. Për shembull, edhe Edi Rama mund të ketë bërë një klonim terapeutik kur vajti në Pfizer para dy vjetësh. Ai tre-katër ditë ka qenë i mbyllur te Pfizer.

Mua më kanë thënë ata që e kanë çuar, domethënë që vajti atje. Ai ka qenë i shtruar. Rama ka pasur një problem, me sa di unë, në shtyllën e kurrizit dhe herë pas here, çdo periudhë të caktuar, tetë apo nëntë muaj, ai shkonte dhe kurohej. Dhe, me sa duket, i kanë bërë një klonim terapeutik, ku një grup indesh të cilat janë me defekt riprodhohen dhe zëvendësohen.  Një mjek sirian i cili përdor shumë qeliza staminale për të zëvendësuar dëmtimin e organeve të veçanta. Dhe unë di që Rama dhe një grup i afërt i njerëzve të tij, të cilët ai i rekomandon, kanë shkuar te ky mjeku i cili ka studiuar në Amerikë dhe ka klinikë në Indonezi, ku prodhon qeliza staminale dhe përpiqet t’ju rikuperojë inde të caktuara të dëmtuara nëpërmjet këtij lloj klonimi që quhet klonim terapeutik”, shprehet Cako.

Sozitë

Sozitë gjithmonë janë përdorur në periudha të caktuara.  Kim Jong, Hitleri ka pasur sozi. Enver Hoxha ka pasur sozi. Ka pasur një berber Enver Hoxha, që gjithmonë kur shkonte në takime me rrezik, ku kishte publik shumë, ai çonte atë berberin, nuk shkonte vetë. Po, është thënë edhe në shtypin e shkruar disa herë, në vitet ’97, ’98, ’99 nëpër media, dhe ai e ka pranuar. Ai berberi, që ka qenë një berber që ngjante shumë, ka dhënë edhe intervistë, ai që e ka zëvendësuar shpesh herë në dalje të ndryshme. Dhe Kim Jongu sigurisht që ka, sepse këta janë diktatorë të cilët janë në konflikt me shërbime sekrete shumë të rrezikshme siç është britanikja dhe Mosadi, dhe përpiqen të sigurojnë jetën e tyre. Por më shumë se me shërbimet sekrete, këta e kanë problemin me njerëzit e tyre të cilët i shtypin, dhe mund t’i shfrytëzojnë daljet e tyre në publik për t’ju bërë atentat. Trumpi ka sozi. Trumpi kur del me kollare të kuqe është Trumpi origjinal. Kur del me blu është një Trump tjetër, më i shkurtër.

Komentet e Cakos për Diellën

Në fund Cako komenton edhe mbi Diellën “ministren e re virtual”, duke thënë se ajo është një softuer dhe jo harduer, se mund të përdoret për mikroçipimin e ministrave dhe se në fakt Diella është Djalli. “Diella jepet si harduer, sikur ka dhe pamje të jashtme, por në fakt Diella është vetëm një softuer, është një program kompjuterik. Dhe me kalimin e kohës mund të synohet që njerëz të veçantë, të cilët kanë lidhje me këtë softuer, mund të mikroçipohen. Për shembull, ministrat mund të mikroçipohen dhe të kontrollohen nga Diella. Dhe nëpërmjet Diellës, në fakt, Diella është Djalli, nuk është Diella, por është Djalli.

Diellën e ka sjellë në Shqipëri si një eksperiment dhe si një shembull për ta ndjekur dhe vendet e tjera, në procesin që elita botërore po përpiqet të krijojë për të skllavëruar njeriun nëpërmjet teknologjisë. Pakica e ka nxjerrë shpatën nga milloza dhe i ka shpallur luftë shumicës, dhe arma që ka pakica është teknologjia, është Diella dhe diellat e tjera që duan të krijojnë mbas Shqipërisë. Shqipëria është promotore në këto procese teknologjike. Po të shikoni dhe në identitetin dixhital, Shqipëria ka hyrë për atë për të cilën sot në Angli po bëhen aq shumë protesta—po digjet Anglia.

Shqipëria ka hyrë krahas vendeve të tjera të pakta si Estonia, India, Kina dhe Gjermania. Është dhe Shqipëria, e cila në fakt ka hedhur hapat e para nëpërmjet E-Albania-s dhe krijimit të identitetit dixhital. Ne jemi të survejuar nëpërmjet atyre elementëve personalë që i kemi dhënë shtetit, siç janë shenjat e gishtave apo fotoja e fytyrës. Dhe nëpërmjet letërnjoftimit, të cilin ne e mbajmë në xhep, ku është mikroçipi ku janë të gjitha të dhënat tona, ne në fakt mund të kontrollohemi. Nëpërmjet kartës së ID-së që kemi, ne mund të kontrollohemi dhe të shikohemi me kë jemi afër, kë kemi afër me ID të tjera. Më vonë këta do kërkojnë që ta bëjnë më skllavërues, duke e futur në telefon”, tha ai ndër të tjera.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button