“Më dhunuan”, boksieri Gjetan Keta rrëfen detaje nga jeta personale: Policia kufitare greke më qëlloi me a*më

Boksieri shqiptar me famë ndërkombëtare, Gjetan Keta, ka treguar detaje nga jeta e tij personale dhe vështirësitë që ka kaluar.
Gjetan Keta ka rrëfyer momentin kur emigroi së bashku me shokët e tij në moshën 16-vjeçare. Ai tha se u largua drejt Greqisë, ndërsa u përball me vështirësi.
Boksieri tregon se kanë qëndruar 4 dite dhe netë pa ushqim pasi policia i qëlloi me armë në tentativë për të ndaluar emigrimin e paligjshëm.
Gjetan Keta shprehet se pasi policia greke e arrestoi, ka ushtruar dhunë ndaj tij.
“Pa mbushur 16 vjeç mora rrugët e kurbetit, ika vetëm me shokë pa iu treguar prindërve. Ne iknim natën dhe ndiqnim një rrugë shumë të vështirë. Frikë… në momentin që u futëm ishte shumë errësirë, grupe grupe shqiptarët, kur na u lëshua policia ushtarake edhe bëri një tmerr, me një fjalë me armë duke gjuajtur dhe elektrikë.
Ne ikëm dhe të nesërmen policia na ndoqi nga mbrapa, hodhëm çantat e bukës. Kemi ndenjur katër ditë e netë pa bukë. Hanim çfarë të gjenim rrugës, fruta, na vinte për të vjellë. Pastaj ka pasur raste të tjera që na kapnin në kufi dhe niseshim sërish.
Më ka kapur policia greke, kam qëndruar një javë pas hekurave. Ata kanë qenë racista ndaj nesh, 2-3 ditët e para janë shumë të vështira, por më pas mësohesh. Momentin që më kapën më kanë rrahur, vuajte”, tha ai për “TCH”.




