ShowBiz

Edi mungon në ‘prime’, reagon përmes rrjeteve sociale: Sa kam qenë në shtëpi, isha ndër më të votuarit dhe kjo më jep bindjen se largimi im ishte surprizë jo vetëm për mua

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Edi Kuçi, ka reaguar për herë të parë pas largimit nga shtëpia më e famshme në vend, duke sqaruar përjetimet e tij dhe arsyet që e çuan drejt këtij vendimi.

Përmes një postimi në InstaStory, Kuçi ka treguar se që nga dita e parë nuk është ndjerë i respektuar në shtëpi. Ai thekson se loja, presioni psikologjik dhe izolimi shpesh tejkaluan kufijtë e normales, duke e bërë qëndrimin brenda shtëpisë një përvojë të vështirë.

Edi pranon se në disa raste ka hyrë në debate me banorët dhe shton se, kur ka gabuar apo ka folur me mungesë respekti, ka kërkuar falje.

Në reagimin e tij, Kuçi ka kritikuar gjithashtu hipokrizinë dhe sjelljet e shtirura “për publikun” brenda shtëpisë. Ai thekson se nuk pranon aktrim dhe se respekti për të është thelbësor.

“Unë e shava hipokrizinë me bo ‘për publikun’. Shava ‘lojën me maska’ që bëhet në emër të publikut,” u shpreh Edi.

Postimi i tij ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët kanë komentuar mbi guximin e tij për të folur hapur dhe për të treguar realitetin pas kamerave. Reagimi i Kuçit sjell një pasqyrë të ndjeshme dhe të sinqertë mbi presionin dhe dinamikat brenda shtëpisë, të cilat shpesh nuk janë të dukshme për publikun.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button