Lajme

Çfarë do ndodh në 31 Tetor pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese? Avokati zbulon detajet:Zgjedhje për Tiranën në daten..

Avokati Redi Ramaj i ftuar në një emision televiziv, ka komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e dekretit të presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë si dhe për vendimin që do të merret në 31 tetor.

Ramaj tha se sot Gjykata Kushtetuese tregoi se është ajo që merr vendimin e fundit, ndërsa theksoi se në 31 tetor do të bëjë interpretimin e nenit 115-të.

Sipas Ramajt cilido qoftë vendimi i Gjykatës Kushtetuese në 31 tetor, Tirana nuk do të ketë zgjedhje në 9 nëntor.

Pjesë nga biseda:

Ramaj: Presidenti sipas Kushtetutës ka betimin e parë respektimin e Kushtetutës. Parashikimi i nenit 115 ëhstë i qartë, në momentin që shkarkohet një drejtues vendor, për 15 ditë pezullohet procesi.

Borakaj: E këshilluan keq?

Ramaj: Nuk ka këshillim kur lexon. Kur lexon kushtetutën nuk ka nevojë për këshillim. Kur ka interesa politike po.

Borakaj:Çfarë presim në datë 31 Tetor, cilët janë rrugët?

Ramaj: Gjykata Kushtetutese do bëjë interpretimin se si është shkarkuar zoti Veliaj. Do bëjë interpretimin e nenit 115-të. A ka patur të drejtë Këshilli Bashkiak për të propozuar shkarkimin e zotit Veliaj? A ka patur të drejtë Këshilli i Ministrave? A është në ligj procedura për shkarkimin e tij. Me këtë interpretim do të marrë një vendim. Në çdo rast zgjedhje për Tiranën në datë 9 nëntor nuk ka. Pra i takon Gjykatës Kushtuese që merr vendimin e fundit. Këtë duhet ta dinte Presidenti i Republikës. Me mbylljen e Gjykatës Kushtuese, pasi rasti i zotit Veliaj është unik, nuk ka precedentë të mëparshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button