Lajme

Afera me aeroportin e Vlorës, Peka fton në përballje Pacollin dhe Ademin, Ahmetaj: Formula është gabim, vjedhje për 10 vite

Gjatë intervistës në ‘Çim Peka LIVE’, ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka folur edhe për koncesionin e aeroportit të Vlorës, duke e cilësuar formulën e përdorur si të dëmshme për interesin publik.

Ai ka shpjeguar se nuk mund të garantohet buxheti i shtetit për riskun e plotë të privatit në një Partneritet Publik-Privat dhe ka propozuar zgjidhje alternative, si ndërtimi fillimisht i një aeroporti rajonal të thjeshtë.

Ahmetaj akuzon se projekti, sipas mënyrës aktuale, garanton privatit fitime dhe mbulon humbjet mbi 10 vjet, duke e quajtur këtë “grabitje të buxhetit të shtetit”.

Në intervistë u bë edhe ftesa publike për përballje mes ortakëve të aeroportit, Pacollit dhe Ademit, për të diskutuar publikisht versionet e tyre mbi projektin.

Pjesë nga intervista e Arben Ahmetaj në ‘Çim Peka LIVE’:

Çim Peka: Në lidhje me aeroportin e Vlorës. Keni denoncuar i pari me emër Belinda Ballukun, keni qenë prezent në Turqi. Hetimet kanë filluar për këtë gjë, dhe ka një debat të fortë mes ortakëve. Unë kam dhënë versionin e Pacollit dhe më pas ortaku tjetër Valon Ademi më ka nisur versionin e tij dhe më thotë se, në cilën ditë të javës të jetë i gatshëm unë përballem me Pacollin në studion tuaj. Unë po i them publikisht Pacollit dhe Ademit që nga kjo e enjte janë të mirëpritur kur të duan. Ademi është gati, nuk e di a është gati Pacolli. Ju çfarë dini për aeroportin e Vlorës.

Arben Ahmetaj: Unë nuk kam punë me biznesin, më bashkëpronarët e aeroportit të Vlorës. Unë kam punë me pronarët faktit të Aeroportit të Vlorës.

Çim Peka: Me pronarët faktit…

Arben Ahmetaj: Formula e përdorur për aeroportin e Vlorës është në dëm të interesit publik. Nuk mund të marrë përsipër buxheti i shtetit 100% riskut në një koncesion, ose në një Partneritet Publik Privat. Ka dy arsye, kur padituria thirret në një tryezë, ku dituria është kusht, sigurisht që këto do kemi si konsekuenca.

E dyta, çfarë nevoje ke ti të bësh një aeroport sikur po ndërton Milano dy në Vlorë. Pse nuk e fillon me një aeroport rajonal, ka qenë sugjerimi im dhe i Damian Gjiknurit.  Një aeroport rajonal me pistë dhe sallë pritje të thjeshtë. Rriten numrat, jepe me koncesion, ose me formulë tjetër. Si qenka që unë i garantoj privatit si buxhet edhe kostot e operimit nëse atij nuk i plotësohen numrat, edhe fitimin.

Në çfarë vendi të botës është parë kjo. Kjo është grabitje e buxhetit të shtetit në 10 vite. Pse në 10 vite. Ka shumë detaje atje, djalli fle në detaje. Por qenkam unë i korruptuari. Kur futen patronazhistët kur flet Rama, Berisha, apo të tjerë, Ahmetaj i korruptuar. Po ku, nuk kam bërë një tender. 12 miliardë i kanë shkuar asaj zonjës./syri.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button