Larg zhurmës së qytetit dhe telefonave, Mariana dhe Valeri gjejnë paqe në “Ferma VIP”: Truri dhe mushkëria duan oksigjen
Mariana dhe Valeri kanë vendosur të shijojnë së bashku diellin e pasdites, por edhe të ndajnë me njëri-tjetrin pak nga jeta e tyre.
Të dy janë shprehur se janë të lodhur nga jetesa në qytet dhe qëndrimi në fermë është shumë qetësues për ta. Mariana gjithashtu ka thënë se qëndrimi në “Fermën VIP” po e ndihmon atë të qëndrojë larg celularit dhe të kalojë më shumë kohë në natyrë.
Po ashtu e njëjta ndjesi është dhe për Valerinin, i cili është shprehur se nuk i pëlqen jetesa në qytet, por nuk e mendonte se do t’i bënte kaq mirë të ardhurit në Tiranë dhe qëndrimi në “Fermën VIP”, pasi gjithmonë e ka përjetuar keq kthimin në Tiranë.
Pjesë nga biseda:
Mariana: Jemi bashkë me njëri-tjetrin dhe se ndjejmë celularin pasi po të ishim në shtëpi do ishim duke e përdorur.
Valeri: Po do e kapnim kot, veç tu rrina…
Mariana: Truri do oksigjen, mushkëria do oksigjen. Këto dyja janë më të rëndësishme.
Valeri: Se kisha menduar se do më bënte kaq mirë të ardhurit në Tiranë.
Mariana: Kam bindjen se është më mirë aty tek ty në Malësinë e Madhe, se ke pluhurin si në Tiranë.
Valeri: Jo e kisha për këtu.
Mariana: Po këtu është tjetër gjë. /vizionplus.tv