Bota

“Gjermania po përgatitet për luftë”, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm: Nuk ka më alternativa

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Gjermane kërkon krijimin e shpejtë të një sistemi të mbrojtjes raketore. Sipas tij, pas kërcënimeve të shumta që kanë ardhur nga Rusia, nuk kanë mbetur më alternativa.

“Ne shohim se pas pesë apo tetë vitesh Rusia do të jetë në gjendje të luftojë kundër vendeve të NATO-s. Deri atëherë, ne në Gjermani duhet të jemi në gjendje të zmbrapsim një sulm të tillë,”theksoi gjenerali.

Ai tha se gjithashtu nevojitet një zgjidhje brenda NATO-së.

“Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka sekrete për qëllimet e tij ndaj Perëndimit. Si ushtar, unë duhet të jem i përgatitur për skenarin më të keq, dhe kjo do të thotë se ne duhet të jemi në gjendje të mbrohemi”, paralajmëroi zyrtari i larte.

Sulmi, sipas fjalëve të tij, mund të jetë gjithëpërfshirës, nga hapësira kibernetike, përmes dronëve e deri te raketat./Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button