Sport

Ferrari rikthehet te fitorja, Carlos Cainz triumfon në Çmimin e Madh të Australisë

Skuqet” podiumi në Çmimin e Madh të Australisë.

Carlos Sainz ia doli të triumfojë në Albert Park, ndërsa fill pas tij e mbylli garën piloti tjetër i Ferrarit, Charles Leclerc, duke kompletuar kështu një sukses të rëndësishëm të skuadrës italiane.

Natyrisht një garë e kushtëzuar nga tërheqja e Max Verstappen, me pilotin tre herë kampion bote që pati probleme me frenat dhe u detyruar të ndërpresë garën e të kthehet në bokse me Red Bullin e tij.

Përfitoi maksimalisht Sainz, që mori shpejt kryesimin e garës dhe bëri një performancë perfekte, duke marrë një sukses tërësisht të merituar.

Vendi i dytë për Leclerc, duke bërë që për herë ta parë që nga 2022-shi në Bahrein, dy makinat Ferrari të mbyllin garën në krye.

Garë mjaft e mirë edhe për makinat McLaren, me Lando Norris që u ngjit në podium dhe fill pas tij u rendit Oscar Piastri.

Në Çmimin e Madh të Australisë nuk mungoi as paniku, me britanikun George Russel që u përplas në mur me Mercedesin e tij./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button