Lajme

Të shtëna me armë në Durrës, një i plagosur

DURRËS– Një person ka mbetur i plagosur mesditën e sotme pas të shtënave me armë zjarri. Mësohet se i plagosuri është dërguar me urgjencë në spital.

Policia thotë se rreth orës 11:15, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi E. D.,36 vjeç, banues në Shijak, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar shtetasit A. H., 30 vjeç, banues në Durrës dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button