Lajme

Duma-Bashës: Pse u rebelove sot? Apo e kuptove që je jashtë lojës që bëre vetë

Lulzim Basha ishte i pranishëm në emisionin “Top Story”, ndërsa paraditen e sotme, në punimet e Kuvendit, zgjodhi të bëjë “rebelin” në sallën e Kuvendit, duke bllokuar Foltoren.

E ndërsa për muaj me rradhë, kur opozita protestonte në sallën e Kuvendit dhe deputetët e saj, Lulzim Basha shqetësohej edhe më shumë se Edi Rama dhe në jo pak raste reagimet e tij ndaj aksionit opozitar, ishin edhe më të ashpra se ato të vetë Ramës.

Sot Basha zgjodhi të rebelohet, ashtu i vetëm në Foltoren e Kuvendit, duke tentuar të imitojë atë “djalin qaraman” që ngre zërin apo përplas këmbët kur kupton se është jashtë lojës.

Grida Duma: Duke u nisur nga momenti i sotëm i parlamentit, ku për herë të parë në optikën time, bëtë një epope shumë të gjatë të argumentimit mbi Reformën Zgjedhore, para se të shkojmë te kauzat politike, pyetja ime është e menjëhershme dhe kërkoj mirëkuptimin tënd… Duhej t’ju nxirrnin plotësisht nga loja që ta kuptonit që nuk është dhe aq lojë? Dhe të luash nga vendi, të bllokosh foltoren, si ‘Foltorja’ e kishte bërë bllokimin të cilin e kishte ankimuar më parë… e gjete veten jashtë lojës që bërë këtë lojë?

Lulzim Basha: Unë personalisht nuk kam bërë përpjekje për të qenë në këtë lojë. Unë kam refuzuar me vetëdije të jem pjesë e kësaj loje. Ka një lojë të nëndheshme e cila në këto 34 vite ka marr formën e ‘mishin ta hanë, por kockën ta ruajnë’, të një kaste politike e cila është prodhim në Shqipëri dhe disa vendeve të tjera.

Është një grusht njerëzish të cilët edhe kur vjen puna për Reforma të nevojshme për njerëzit, i sakrifikojnë. Komisioni i Reformës Zgjedhore është një institucion, por sot ka rënë dhe është zëvendësuar në një qyp.

Ka një komision të ligjeve, dhe këta thanë do krijojnë as një nënkomision jo, por një grup pune.

Faktet tregojnë se PD është e vetmja palë e angazhuar në Komision, qëndron pjesërisht fakti që nuk ka funksionuar për shkak të palës tjetër, por vetë PD ka dy momente kyçe që ka depozituar në dhjetor të 2023 dhe nëntor të 2024, dy drafte që trajtojnë dy problematika./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button