ShowBiz

Gazmend Ujkashi për imitimin e tij në “Portokalli”: “Më ka mbetur vetëm një merak…”!

Tani unë i kam shumë qejf meme-t dhe nuk diskutohet, por kam parë që çuditërisht, ja ta konfirmojë edhe Lisi, unë jam njeriu që flija më pak gjumë në shtëpi.”

Të ftuar në episodin e sotëm të emisionit “Big Brother Radio” së bashku me Elona Duron dhe Eni Shehun kanë qenë dy ish-banorët e këtij edicioni të tretë të BBV, Lisi Myrta dhe Gazmend Ujkashi për të folur më shumë rreth dinamikave të fundit të ndodhura në shtëpinë e BBV!

Përsa i përket daljes së tij nga edicioni i këtij viti, Gazi u shpreh:

Unë e ndjeja veten shumë rehat aty, sepse unë ndonjëherë ndaloj ndonjë tip interesant në rrugë dhe bisedoj. Më kap çuni e më tërheq e thotë ‘ec o ba’. Kurse aty i kisha të gjithë, s’kisha nevojë të kërkoja. Edhe rrija kënaqesha. Por më ka mbetur merak vetëm një gjë.

Gjithashtu, me nisjen e sezonit të ri të BBV ka ardhur edhe imitimi nga programi më i shikuar i humorit në Shqipëri “Portokalli”, ku roli i Gazit realizohet nga aktori i mirënjohur Aleksandër Grami. Roli i tij në program vjen sikur Gazi është gjatë gjithë kohës në gjumë. Ja cili ishte komenti i tij:

Se kam parë që, tani unë i kam shumë qejf meme-t dhe nuk diskutohet, por kam parë që çuditërisht, ja ta konfirmojë edhe Lisi, unë jam njeriu që flija më pak gjumë në shtëpi. Dhe mua më kanë nxjerrë si gjumash. E mban mend Lis? Unë isha problemi për të fjetur gjumë.

Kurse për imitimin e tij me Sarën, teksa ajo po fliste, ai shtoi:

Po tani ai nuk po fliste me mua realisht. Ajo po fliste me kamerat. E mora vesh atë punë dhe i thoja ‘vazhdo ti’. Mirë që lëvizja gishtat se do dukej tamam sikur kisha qëndruar pa lëvizur./gsh

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button