Grimierja Eni Lena: Jam dëshmitare e ngacmimeve të Saimir Kodrës ndaj Egla Cenos
Pak ditë më parë, gjatë një loje në BB VIP, Egla ka rrëfyer se ka patur ngacmime seksuale nga një personazh që është pjesë e medias, teksa ka kërkuar punë në Top Albania Radio rreth 25 vite më parë.
Këtë bisedë, Egla e ka vazhduar me Julian duke ndarë eksperiencat e tyre dhe nuk ka ngurruar të nxjerrë emrin e Saimir Kodrës.
Pas saj, Saimir Kodra ka bërë një reagim në emisionin “Stop”, ku ka thënë se do të çojë këtë çështje në Gjykatë dhe Egla të vendoset para provave.
E teksa rrjeti po zien për deklaratën e Eglës, ndërsa Kodra kërkon prova prej saj, një koment i bujshëm ka ardhur nga një ish-punonjëse e Top Channel. Bëhet fjalë për grimieren Eni Lena, e cila në një video-live në Instagram, ka thënë:
“Unë i bashkohem Eglës si dëshmitare”!/LIVING