Sport

Tym e flakë në stërvitjen e Kombëtares, grupimi ”Illyrian Elite” hyn me forcë: Ku janë biletat tona?

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në stërvitjen e pasdites të Kombëtares shqiptare.

Grupimi i tifozëve “Illyrian Elite” ka shkaktuar një situatë të veçantë teksa ka hyrë me forcë në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Ata kanë shpalosur një parullë që i kushtohej FSHF-së.

“Padrejtësi dhe neglizhencë, ku janë biletat tona”, shkruhej në këtë mesazh të shpalosur nga ky grupim në tribunat e një prej stadiumeve të kompleksit.

Më pas, ata kanë ndezur flakadanë dhe kanë nisur koret e tyre të pashqetësuar, teksa në fushën tjetër vazhdonte stërvitja e Kombëtares nën urdhrat e trajnerit SIlvinjo./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button