Lajme
Kreu i Partisë së Demokratëve në Greqi viziton Fredi Belerin në paraburgimin e Fierit, shoqërohet nga Vangjel Dule
Kreu i Partisë së Demokratëve në Greqi, Andreas Lloverdhos, i shoqëruar nga Kreu i PBDNj – së Vangjel Dule vizitoi në I.E.V.P Fier, ish- kandidatin për bashkinë e Himarës Fredi Beleri
Pas daljes nga ambientet e paraburgimit të Fierit, Lloverdhos dha një prononcim të shkurtër për mediat duke nënvizuar se në Shqipëri nuk ekziston sundimi i ligjit.

Erdha dhe vizitova zotin Beleri. Dhe doja të bëja këtë deklarim. Si një profesionist i ligjit dhe avokat dhe si politikan doja të nënvizoja se në këtë vend në Shqipëri, sundimi i ligjit është inekzistent. Lidhur me çështjen e Belerit doja të thoja se nën këto kushte institucionale negative, Shqipëria nuk ka shanse t’i bashkohet Bashkimit Europian.’