Lajme

4 muaj stërvitje në Turqi, Peleshi: FA, detashment të certifikuar të mjeteve fluturuese pa pilotë

Forcat e Armatosura kanë tashmë edhe detashmentin e tyre të certifikuar të mjeteve fluturuese pa pilotë.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u shpreh sot se, pjesëtarë të Forcave të Armatosura u trajnuan 4 muaj në Keshan të Turqisë.

“Pas dronëve Bayraktar, Forcat e Armatosura kanë tashmë edhe detashmentin e tyre të certifikuar të Mjeteve Fluturuese pa pilotë. Oficerë, nënoficerë dhe ushtarë shqiptarë u trajnuan për plot 4 muaj në Keshan të Turqisë për pilot, elektronik, mekanik dhe operator ngarkesash, duke rritur ndjeshëm aftësitë dhe kapacitetet operacionale të Forcës Ajrore dhe Forcave të Armatosura”, theksoi ministri Niko Peleshi në rrjetet sociale./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button