Politike

Saimir Tahiri publikon pjesë nga dosja që e çoi para drejtësisë: Më kishin bërë Kryeministër pa më pyetur

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka publikuar një tjetër reagim në rrjetet sociale, ku përmes ironisë rikthehet te përgjimet dhe akuzat që shoqëruan çështjen e tij me drejtësinë.

“Sa mirë mund ta njohësh partnerin…në krim? Mua për shembull, grupi im kriminal më kishte emëruar Kryeministër, promovim që e mora vesh vetëm nga përgjimet… Work in progress…”, shkruan Tahiri në Facebook.
Me këtë postim, ish-ministri duket se ironizon mënyrën se si emri i tij është përfshirë në bisedat e përgjuara dhe pretendimet e ngritura ndër vite ndaj tij.

Reagimi vjen në një moment kur Tahiri ka paralajmëruar rikthimin në publik përmes një dokumentari, ku pritet të rrëfejë versionin e tij për ngjarjet që shoqëruan karrierën politike dhe përballjen me drejtësinë.

Ndërkohë, më 10 dhjetor, Gjykata e Lartë do të shqyrtojë rekurset e Tahirit dhe SPAK. Ish-ministri kërkon pafajësinë, ndërsa Prokuroria e Posaçme kërkon që ai të dënohet me 12 vite burg për akuzat që lidhen me trafikun e narkotikëve dhe grupin e strukturuar kriminal.

Postimi i Tahirit vjen në një kohë aspak të qetë për qeverinë dhe kryeministrin. Nga njëra anë kemi Arben Ahmetajn që po flet dhe po jep dëshmi të forta. Nga krahu tjetër janë edhe protestat. Tahiri është ministri i cili ishte ‘kurbani’ i parë i Bablokut. Mesazhi i fundit publik i Tahirit ka qenë në qershorin e 2023, kohë kur dhe doli nga qelia.

Por tani duket se ish-ministri ka vendosur të tregojë vetë historinë e tij./Pamfleti

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button