Lajme

Kosovë, shiste 5000 monedha të falsifikuara, agjentët e policisë arrestojnë trafikantin

Policia e Kosovës ka arrestojë një 37-vjeçar që synonte të shiste monedha 2-euroshe të falsifkuara. Rasti ka ndodhur në fshatin Shakovicë të Podujevës.

Hetuesit policorë kanë qenë duke e mbikëqyrur shtetasin. Ai kishte në dispozicion 5000 monedha të falsifikuara nga dy euro, të cilat synonte t’i shiste për 6 mijë euro.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij policia e Kosovës gjeti dhe sekuestroi 5 mijë monedha 2 euroshe që dyshohet të jenë të falsifikuara, 3 monedha 20 euroshe, që dyshohen gjithashtu se janë të falsifikuara.

Gjithashtu u sekuestrua automjeti dhe aparati celular që përdorte./Shqiptarja.com

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button