Digjet shtëpia 7 milionë dollarëshe e Cara Delevingne
Rezidenca e Cara Delevingne në Los Anxhelos me vlerë 7 milionë dollarë është lënë praktikisht e shkatërruar pasi një zjarr i madh shpërtheu në pronën e saj
Rezidenca e Cara Delevingne në Los Anxhelos me vlerë 7 milionë dollarë është lënë praktikisht e shkatërruar pasi një zjarr i madh shpërtheu në pronën e saj.
Zëdhënës nga departamenti i zjarrfikësve të Los Angeles-it kanë zbuluar se morën një telefonatë rreth orës 3:57 të mëngjesit për t’u lajmëruar mbi zjarrin e ndodhur.
Supermodelja 35-vjeçare britanike, e cila ka është përballur me disa vështirësi në jetën e saj personale, nuk po qëndronte në rezidencë në kohën e zjarrit dramatik pasi ajo aktualisht ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar duke luajtur Sally Bowles në Kabare në West End të Londrës.
Zjarri i rëndë kishte nisur në pjesën e pasme të shtëpisë dhe kishte arritur te njëra nga dhomat. Dëmet janë të konsiderueshme ndërsa, fotot e ngjarjes janë bërë virale.
Pasi kishte frikë se dy macet e saj kishin humbur jetën në zjarr, Cara hyri në Instagramin e saj të premten për të konfirmuar se kafshët e saj shtëpiake në fakt ishin shpëtuar nga zjarrfikësit.
Në një postim tashmë të fshirë, Cara kishte shkruar krahas një fotoje të dy kafshëve: “Zemra ime është thyer sot. Nuk mund ta besoj. Jeta mund të ndryshojë sa hap e mbyll sytë. Pra, vlerëso atë që ke”./gsh