Life Style

“Tenxheren me gjellë ia hodhi nuses nga këmbët”, Laerti rrëfen konfliktet me prindërit

Në rubrikën “Shihemi në Gjyq”, Laerti ka rrëfyer historinë e vështirë të marrëdhënies me prindërit, duke zbuluar konfliktet e vazhdueshme që e detyruan të largohej nga shtëpia familjare së bashku me bashkëshorten dhe vajzën e tyre.

Ai tregoi se problemet nisën pas lindjes së vajzës, kur bashkëjetesa me prindërit u shoqërua me debate dhe tensione të vazhdueshme, kryesisht mes nënës së tij dhe nuses. Laerti solli në vëmendje edhe episode të rënda të konflikteve mes tyre.

Eni Çobani: A ke një shtëpi ti?

Laerti: Kam një shtëpi, një apartament me tre dhoma, e kompletuar me të gjitha. Jam lindur e rritur atje.
Eni Çobani: Pse je jashtë shtëpisë tani? Çfarë ka ndodhur?

Laerti: Më ndërron jetë babai në vitin 2016 dhe unë kam jetuar atje bashkë më nusen e vajzën. Në momentin që ka lindur edhe vajza kanë filluar konfliktet, i thoshte nëna nuses ‘pse çohesh nga ora 10:00, pse nuk çohesh më herët”. Kur vajza ka qenë e vogël, foshnje, gjithë natën qante, nusja gjithë natën pa gjumë duke e ushqyer, dhe bënte gjumë ato pak orët e mëngjesit që të mblidhte veten. Nëna imë pastaj vazhdonte me ato konfliktet. Lindi vajza u bë 7-muajshe, filluan sherret e tjera tani me karrocën e fëmijës. Është turp tani ta them, se nuk besoj se ka ndonjë prind që i bën këto, ‘më ke gërvishtur murin e shtëpisë me karrocë’. Por, si mund të thuash për karrocën e mbesës tënde. Mamaja ime frynte babain tim dhe babai më kundërvihej mua e nuses sime.

Eni Çobani: Sa vite jetove me prindërit, nusen dhe vajzën?

Laerti: Kam jetuar 8 muaj, e shumta 10! Sepse konflikti eskaloi. Nuk mundeshim që të jetonim më atje, sepse vetëm stres, sa edhe buka na ka vënë mbrapa qafës, nuk kemi ngrënë ndonjëherë bukë rehat, të na vinte buka në barkut. Nuk ka pritur asnjëherë që prindërit e mi të mbanin fëmijët e mi, të gjitha i kam bërë me shpenzimet e mia dhe të gruas sime. Por në vitin 2016 rrogat kanë qenë shumë të vogla. Kam qenë pa punë, nuk ka pasur punë në atë kohë. Ia kam dalë me shumë vështirësi vetëm që mos t’u bija në qafë prindërve. Edhe më vëllain tim ka ndodhur e njëjta gjë, sherret me nënën. Mamaja ime ka filluar përsëri më nusen e vëllait, se unë kam qenë i vogël atëherë, sherre…Iku edhe Lorenci se u bë debat i madh. U rrita unë, u martova ndodhi e njëjta situatë edhe me mua, saqë shkoi situata deri në atë pikë sa u thashë “më thoni të paktën që nuk jam fëmija juaj, sepse po më dilni kundra të gjithë pa iu bërë asnjë gjë”. Sa edhe nuses ia kanë marrë tenxheren e gatimit, me gjellë ia kanë hedhur nga këmbët. Kjo është e padrejtë./tvklan.al

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button