Kontrata 6 miliard dollarë dhe kush ua preu krahët Berishës dhe Ramës në SHBA?

Nga Evi Kokalari
Mendoni vërtet se ishte rastësi që Grenell, Kimberly Guilfoyle dhe Chris LaCivita u ekspozuan dhe u larguan nga skena politike në Shqipëri e në Ballkan? Që të tre rastësi, thua? Po largimi i Susie Wiles, që bëri dëmin më të madh në Ballkan? Të katërt kishin lidhje me Shqipërinë, drejtpërdrejt ose tërthorazi.
Nëse ende mendoni se e gjithë kjo ishte rastësi, prisni të shihni çfarë do të ndodhë me kontratën 6 miliardëshe që firmosi Edi Rama. Ajo kontratë do të anulohet. Dhe jo, kompania greke Aktor s’ka për të marrë asnjë cent nga buxheti i shtetit. Personalisht, mendoj se SHBA duhet ta sanksionojë pronarin e Aktor për rolin e tij në këto kontrata që janë korruptive dhe që u bënë në emër të SHBA.
Shumicën e këtyre personazheve, që ju i keni njohur vetëm kohët e fundit, unë i njoh personalisht prej gati dhjetë vjetësh. Shumë në Shqipëri ende mashtrojnë duke thënë se kanë akses në rrethin e Trumpit, kur edhe ai pak akses që kishin u është mbyllur.
Mbi të gjitha, aksesi dhe influenca janë dy gjëra të ndryshme. Akses mund të ketë edhe dikush që arrin të bëjë një foto me dikë këtu dhe pastaj e shpërndan në Shqipëri për t’ju mashtruar se ka lidhje me rrethin e Trumpit. Influenca e vërtetë duket te ndryshimet që arrin të bësh.
Sot ky grup, nga të vjetrit si Grenell dhe Kimberly te të rinjtë si Susie Wiles dhe LaCivita, s’ka më asnjë influencë në rrethet e kësaj administrate.
Ju kam thënë shumë herë se këto gjëra duan kohë. Është e vështirë të konkurrosh kur nga njëra anë janë ata (Berisha) që hedhin paratë e drogës dhe të korrupsionit për të blerë influencë, dhe nga ana tjetër Edi Rama fal paratë e qeverisë shqiptare, përmes koncesioneve që do t’i kushtojnë Shqipërisë edhe për një dekadë.
Chris LaCivita e di mirë nga kush i erdhi dëmi. Kam folur shumë herë në X për korrupsionin e Berishës gjatë këtyre dy viteve dhe, çuditërisht, ai vazhdonte të më ndiqte. Pse Sali Berisha më bëri “unfollow” pikërisht disa ditë pasi Susie Wiles u shkarkua nga posti i saj në Shtëpinë e Bardhë? Ka një arsye pse e bëri pikërisht tani – Berisha gjithashtu e dinte shumë mirë nga kush i erdhi dëmi LaCivitës. Dhe së shpejti dhe ai vet do të marrë atë që meriton.
Nuk mund të hiqej Berisha pa i hequr burimin e influences qe bleu ne SHBA.
Tani kemi “clowns” si Këlliçi e disa të tjerë, që mendojnë se do të largojnë Nokën dhe elementët e tjerë dhe do marrin drejtimin e Partisë Demokratike.
Për ju, o mjeranë, po e bëj gjithë këtë luftë? E vetmja që kualifikohesha për të garuar kundër Berishës në garën farsë të PD në majin e kaluar isha unë. Askush tjetër nuk kualifikohej. Dhe ju, bukuroshat e rinj që jeni bërë zëvendëskryetarë pa asnjë meritë reale, do të largoheni së shpejti.
Drejtimin e asaj opozite do ta marrin pikërisht ata që bënë luftën për t’ia kthyer Berishës drejtimin e PD. Dhe atëherë Edi Rama s’do të ketë rrugë tjetër veçse të largohet, sepse sërisht gjërat bëhen nga SHBA-ja dhe jo nga bulevardi i Tiranës.
Mos kujtoni se thjesht heshta dhe u largova. Këto dy vite, askush s’ka luftuar më shumë se unë në DC kundër korrupsionit në Shqipëri. Lufta kundër korrupsionit në atë vend ka qenë misioni për mua.
Por këtij grupi njerëzish që u përpoqën të më godiste personalisht dhe të më shkatërronin karrierën dhe reputacionin, si kam falur dhe prandaj kjo betejë është bërë edhe personale. Dhe derisa të përballeni të gjithë me drejtësinë, kjo betejë nuk ndalet.
Susie Wiles, vajza e saj Katie, Chris LaCivita, Grenell dhe të gjithë ata që shtynë përpara projekte korruptive në Shqipëri duke mbajtur në këmbë dhe Berishë dhe Ramën, por dhe dëmet që këta bënë në Bosnjë do të përballen me pasojat dhe me Kongresin, FBI dhe ligjin amerikan.
Çuditërisht, në Bosnjë ma dinë më shumë për nder se në Shqipëri. Si ka mundësi?
Ndërkohë, Edi Rama ishte aq budalla sa të besonte se Grenell ose Kimberly Guilfoyle kishin ndonjë peshë në rrethin e ngushtë të Trumpit. They didn’t.
Për Kimberly më vjen keq, sepse ishte pikërisht përmes saj që u angazhova në fushatën e Trumpit, shumë kohë para se të njihja Grenellin. E kam shumë të qartë se Grenell e shtyu të merrej me këto kontrata. Grenell negocioi kontratën e Aktor me Edi Ramën dhe Marafatsos ishte agjenti i tij.
Në vitin 2021, Grenell më fliste mua për marrëveshje për LNG në Ballkan. Atëherë nuk i vura shumë veshin. Pasi u largua nga unë, solli pikërisht Marafatsosin, i cili kishte “Greeks for Trump” në të njëjtën kohë kur unë kisha “Albanians for Trump”.
As këto nuk ishin rastësi. Dhe as ekspozimi i të gjithë këtyre figurave nuk ishte i tillë.
Por për Grenellin s’më vjen keq hiç. Ai u bë pengesa kryesore në luftën time kundër Berishës dhe kundër një opozite po aq të korruptuar sa vetë Rama. Mbas ikjes së tij, erdhi LaCivita.
Sa për protestat në Shqipëri, jam e bindur se pas tyre qëndrojnë njerëz që janë në burg dhe që kanë angazhuar elementë majtistë, islamistë radikalë, sorosistë dhe antishqiptarë. Ata duan kaos dhe djegien e vendit që të zëvendësojnë Edi Ramën e të shpëtojnë lëkurën e tyre.
Po, po flas për Veliajn dhe Ilir Metën. Në fakt, bëra gati dy muaj fushatë për ta zëvendësuar Berishën në maj, dhe i vetmi televizion që më dha hapësirë ishte Report TV. Absolutisht asnjë tjetër.
Nëse Report TV është vërtet me Ramën, siç thoni, atëherë vetëm Rama s’e dinte se çfarë protestash do të vinin pa kaluar as një javë nga mbyllja e garës së Partisë Demokratike nga Berisha.
Për Syri TV dihej. Sa për ABC News, ata e dinë vetë se kush ndikoi tek ta. Kur flisnin për mua, shfaqnin fotot e Salianjit apo të Meremës. Kjo nuk ishte rastësi.
Njësoj veproi edhe televizioni i Dulakut.
News24 i Irfanit mbështeste Salianjin dhe Balliun, edhe pse kjo e fundit s’kishte as lidhje me PD. E gjithë kjo ishte organizuar nga Ilir Meta.
Topi i mashtrueseve kishte një arsye pse e rehabilitoi Monikën pikërisht kur SPAK ishte në kulmin e hetimeve. Edhe Klan TV i Zamir Manes i dha gjithë hapësirën një krimineli të sapodalë nga burgu, ndërsa ata që e kanë seriozisht luftën kundër korrupsionit i la jashtë çdo emisoni.
A thua se s’do të vijë dita kur të gjithë ju do të jepni llogari për çfarë i keni bërë atij vendi për plot 35 vjet?
Ju shoh të gjithëve, pa asnjë përjashtim.
As ju, palaçot e Sali Berishës dhe të PD, s’do ta zëvendësoni dot Edi Ramën dhe as do të bëheni zotër të asaj opozite. Kjo është e padiskutueshme. Madje disa nga ju do investigoheni gjithashtu nga SPAK.
Jua kam thënë se këto punë zgjidhen nga DC. Puna ka nisur me largimin e atyre që e mbajtën Berishën gjallë politikisht dhe e sollën në SHBA. (Susie INC) Për këtë, ata do të japin llogari në SHBA. Por bëni edhe pak durim.
Ata “të mençurit” që organizuan protestat në emër të luftës kundër korrupsionit janë mashtruesit e radhës. Merita u takon qytetarëve që dolën sepse duan vërtet ta çlirojnë Shqipërinë nga korrupsioni, edhe pse u përdorën për interesa të tjera.
Ta keni të sigurt, asnjë nga ju s’do të fitojë me këto pisllëqe. Po flas për atë pakicë që organizoi protestat. Shumica e qytetarëve që iu bashkuan protestës me qëllime të mira, s’kanë asnjë faj dhe madje kanë të drejtë të protestojnë, por dhe të drejtat e tyre, ju nuk i abuzoni dot më.
Disa prej nesh e kemi bërë të qartë dallimin mes këtyre qytetarëve dhe elementëve të paguar nga njerëz që synojnë vetëm të zëvendësojnë Ramën për të shpëtuar veten. Tashmë nxjerrin përpara fytyra të reja me lidhje të vjetra dhe e quajnë këtë luftë kundër korrupsionit.
Edhe për Gretën në Tiranë, ata që thonë se jua solli Edi Rama e dinë mirë kush e solli dhe po mbulojnë pikërisht këta individë duke ja pllakosur Ramës.
Mos bini pre e së majtës dhe e islamistëve radikalë. Ju garantoj se kështu vetëm do të vazhdoni shkatërrimin e vendit. Ramën nuk e hiqni dot as me dhunë dhe as me monstra si Greta Thunberg.
Ndërkohë, bëni mirë të informoheni se kush ua preu krahët Berishës dhe Ramës, duke u larguar nga skena njerëzit që të dy mendonin se i kishin në xhep ketu ne DC.
Ah, dhe Kushner s’do t’ia dijë më as për Ramën, as për Grenellin, sepse e ka të qartë se si abuzuan me emrin e tij dhe me atë të Presidentit Trump.
Këtë informacion më poshtë e gjeni kudo në internet. Pamja është nga rezultatet e kërkimit në Google. Nuk është marrë nga ndonjë artikull i caktuar apo nga ndonjë media specifike.
Kështu që bëni mirë të kërkoni kur të keni pak kohë, për të kuptuar se kush po lufton korrupsionin në Shqipëri dhe në radhët e republikanëve që ndihmuan monstrat tuaja, si dhe kush po e djeg atë vend dhe pse.
Dëgjohemi së shpejti.





