“Votova Lulzim Bashën dhe jo Sokol Olldashin”, Korreshi zbulon vendimin për të cilin është penduar në politikë

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka rrëfyer se një nga vendimet për të cilat është penduar në karrierën e tij politike lidhet me votën për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike.
I pyetur nëse ka ndonjë veprim politik për të cilin është penduar, Korreshi u përgjigj pa hezitim se do të donte të kishte votuar për Sokol Olldashin në vend të Lulzim Bashës, në garën për drejtimin e Partisë Demokratike.
Ai shpjegoi se vendimi i tij në atë kohë ishte ndikuar edhe nga rrethi shoqëror, pasi miqtë e tij kishin zgjedhur të mbështesnin Bashën.
“Jam penduar që kam votuar Lulin dhe jo Sokol Olldashin. Jo se kam qenë promovues i Olldashit, por në atë kohë e gjithë shoqëria ime zgjodhi Bashën dhe ne në shoqëri zgjodhëm të ishim një grupim”, u shpreh Korreshi në “Live me Luizin”.





