Life Style

Elsa Lila mesazh prekës për humbjen e avokatit Vishaj: Nuk mendoja kurrë që do të ndaja lajmin e ikjes tënde dajë!

Këngëtarja e njohur Elsa Lila ka reaguar pas ndarjes nga jeta të avokatit Saimir Vishaj, i cili ndërroi jetë në moshën 60-vjeçare. Artistja ka ndarë në rrjetet sociale një fotografi të përbashkët me të, duke i kushtuar një mesazh lamtumire, ku i drejtohet me fjalët “Daja Saimir”.
Në postimin e saj, këngëtarja shpreh hidhërimin për humbjen e Vishajt, ndërsa njofton edhe vendin ku familjarët, miqtë dhe të njohurit mund t’i japin lamtumirën e fundit.
“Nuk mendoja kurrë që do të ndaja lajmin e ikjes tënde, Daja Saimir! Me hidhërim të thellë ju presim në Funeral Alba 2000 për përshëndetjen e fundit”, shkruan Elsa Lila krahas fotografisë së publikuar.

Avokati Saimir Vishaj ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku prej disa ditësh ndodhej në gjendje kritike dhe i intubuar.
Sipas raportimeve, 60-vjeçari kishte përfunduar në spital pas një incidenti, ku dyshohet se ishte rrëzuar nga shkallët. Mjekët u përpoqën t’i shpëtonin jetën, por gjendja e tij shëndetësore nuk u përmirësua.

Saimir Vishaj ishte një nga emrat e njohur të avokatisë shqiptare, me një karrierë të gjatë në fushën e drejtësisë.
Përmes fotografisë dhe mesazhit të publikuar, Elsa Lila ka kujtuar avokatin dhe ka përcjellë publikisht lamtumirën e saj të fundit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button