Sherri Rama-Veliaj, ish-deputetja: Vetëm budallenjtë bien në këtë grackë. Kushedi ku fle qeni

Ish-deputetja dhe shkrimtarja Flutura Açka ka komentuar sherrin Rama-Veliaj.
“Shqiptarë ç’duroni këta banditë!
Mos bini në kurthin e tyre, thjesht po luajnë me topa lecke, që të quhet i persekutuar politik, e t’ia dalë më lehtë, e të dalë pa u lagur. Pa lagur do t’ia dalë fundja, se për gjimbajtëse është akuzuar!
Kujtoni vetëm përuljen dhe pështirosjen servile të Veli bej Velerisë ndaj Ramë pashë Surrelisë, për të kuptuar gjithçka.
Pashai e atashon me protestën, dhe Veli bej i përbetohet se nuk ka lidhje me protestën.
E pra, të dy me protestën e kanë, dhe njē hall e kanë që e kanë.
Pasi i kafshoi të gjitha oborret e shkollave të Tiranës për të qerasur me toka qendre shokët e pashait, i bën ham-ham pashait.
Vetëm budallenjtë bien në këtë grackë. Kushedi ku fle qeni që nuk leh”, shkruan ajo.





