Aktualitet

“35 vite tranzicion dhe nuk po arrijmë askund”, Ben Blushi flet për protestat dhe përplasjen Rama-Veliaj

Shkrimtari i njohur Ben Blushi ka komentuar situatën politike në vend, protestat në Tiranë dhe marrëdhënien mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, duke e cilësuar këtë të fundit si një raport jo shumë të shëndetshëm.
Ai u shpreh se Shqipëria vijon të përballet me një tranzicion të gjatë, ndërsa pranoi se ka zgjedhur të mbajë distancë nga politika, pasi zhvillimet në këtë fushë ndikojnë negativisht në humorin e tij.
“Besoj se po janë kohë të çmendura në Tiranë. Tranzicioni jonë është pak më i gjatë, janë 35 vitet tona nga momenti që ra komunizmi e deri më sot. Ecim në një drejtim të caktuar dhe nuk po arrijmë dot. Kam hequr dorë dhe përpiqem që kur dal të kem distancë, nuk dua të flas për politikën, ndikon te humori im. Për protestën, do doja të ishin më pak të dhunshme por ndoshta kjo është edhe për shkak të akumulimit”, tha Blushi për “News 24”.

I pyetur lidhur me kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e kryeministrit Rama, shkrimtari shmangu një qëndrim të drejtpërdrejtë, duke theksuar se nuk dëshiron më të komentojë zhvillimet politike.
Ndërsa për përplasjet mes Ramës dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, Blushi dha një përgjigje të shkurtër, duke lënë të kuptohet se marrëdhënia mes tyre ka pasur probleme.
“Është rrjedhë logjike e një raporti jo shumë të shëndetshëm midis tyre”, u shpreh ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button