Aktualitet

Akuzat e Veliajt se Rama e kërcënoi t’i dorëzojë bashkinë, reagon Arbër Hajdari

Kreu i Fundjavës Ndryshe, Arbër Hajdari, ka reaguar pas deklaratave të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili akuzoi kryeministrin Rama për presione. Veliaj u shpreh se i është kërkuar që detyrën t’ia delegojë Arbër Hajdarit. Emri i këtij të fundit është përfolur shpesh si kandidat për Tiranën dhe Veliaj ka sinjalizuar se kjo mund të jetë lëvizja e Ramës në zgjedhjet vendore.
Hajdari, në reagimin e tij, shprehet se nuk ka pasur asnjë interes për Bashkinë.
“Më mbytën mesazhet për thashethemet e Erion Veliajt. Jam pa fjalë dhe nuk e kuptoj pse paskam rënë unë këtë herë në çorbën e fantazive të zotërisë! Unë nuk kam lidhje me këtë histori penale-politike dhe as jam i papunë, as kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë, larg qoftë, Lali Eri! Fundjava ime mbetet gjithnjë ndryshe, mes njerëzve në nevojë. E gjithë java e politikës po njësoj, mes llafeve të kota. Pa merak miq, unë jam Arbëri i fundjavës”, shprehet ai.
Sot shpërtheu hapur lufta mes Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Kryebashkiaku reagoi në rrjetet sociale duke u shprehur se Rama i ka dërguar Toni Gogun për ta kërcënuar. Atij i është kërkuar të pranojë se fshihet pas protestave, të japë dorëheqjen dhe t’ia delegojë detyrën Hajdarit, si dhe të mos këshillohet më me avokatin Plarent Ndreca.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button