“Opozita në kurth dhe Rama në panik total”, Spartak Ngjela zbardh të pathënat e errëta se kush po luan me fatet e vendit, ja receta dhe skema me 4 hapa si dilet nga kriza

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka lëshuar një analizë të fortë politike, duke theksuar se opozita ndodhet e bllokuar në një kurth strukturor, ndërsa kryeministri Edi Rama po shfaq shenja paniku total përballë revoltës së rinisë universitare. Sipas Ngjelës, gjatësia e protestës dhe përfshirja e studentëve kanë krijuar një situatë alarmante për qeverinë, e cila po vuan nga inercia e psikozës komuniste dhe po përpiqet të mbulojë frikën me thirrje për dialog të vonuar.
Avokati thekson se shoqëria shqiptare, ngjashëm me vendet e tjera ish-socialiste dhe vendet nordike, anon historikisht nga e majta, çka e vështirëson përmbysjen e mazhorancës aktuale pa një reflektim të thellë. Megjithatë, ai thekson gjatë intervistës televizive, të cilën po e pasqyrojmë me shkurtime më poshtë, se opozita vuan nga një stanjacion i madh për shkak të mungesës së reformave dhe mbajtjes së të njëjtit staf drejtues që prej vitit 1992. Për të dalë nga ky ngërç i rëndë institucional dhe për të shmangur lojën me fatet e vendit, Ngjela propozon një skemë me katër hapa vendimtarë.
Së pari, opozita duhet të bëjë një reformë rrënjësore dhe të ndryshojë udhëheqjen e saj të vjetruar. Së dyti, protesta e rinisë duhet të shtrihet si një zinxhir logjik kombëtar edhe në qytetet e tjera të mëdha për të rritur presionin real ndaj pushtetit. Së treti, lëvizja studentore duhet të ruajë pavarësinë e saj dhe të mos lejohet të kapet nga interesat partiake të opozitës. Së katërti, vendi ka nevojë urgjente për ngritjen e koshiencës politike në standarde perëndimore, ku rotacioni dhe përgjegjshmëria institucionale të funksionojnë përmes zëvendësimit të individëve dhe jo përmes krizave të dhunshme.
Pjesë nga intervista
Gazetari: Ju mund të vëreni pas shpinës sime ndërkohë në ekran ajo çfarë ndodh: një protestë që tani merr prej gati 10 ditësh, po konkludohet kështu, vetëm disa të rinj apo ka disa të mitur që gjuajnë me gurë në drejtim të efektivëve të policisë apo të autobotit me ujë. Çfarë do të thotë?
Spartak Ngjela: Fëmijë. Shiko t’ju them një gjë: në momentet kur vjen një situatë e tillë që ka dalë rinia në protestë – ju e dini, është rinia studentore, apo jo? Jam i saktë deri këtu?
Po, edhe protestues të tjerë, por kryesisht të rinj.
Spartak Ngjela: Dhe janë ata kur këta i nxitin në moshat e vogla që të dalin edhe ata. E njoh nga profesioni. Prandaj, po të ishte një gjendje e zakonshme, jo me rininë, nuk dilnin ata. Ai gjaku i ri i çon dhe ata. Ja këta kalamajtë këtu, s’ke ç’bën.
-Mirëpo pyetja është: përse në këtë formë? Pra, 135 ditë protesta ishte paqësore, gati 10 ditë tani ka përshkallëzuar në këtë formë: përplasje, dhunë, incidente.
Do vinte, se zgjatja e segmentit kohor të një proteste e çon atë nga ideja solide në mendim të qartë dhe nga mendimi i qartë në revoltë, në moment revoltues. Sa e gjatë është? Nuk është goxha e vogël: 135 ditë, 140, 150 ditë. 150 ditë, por ka 20 ditë që ka filluar kështu, ose ndoshta më pak, 10 ditë. Po, 10 ditë, në rregull, do vinte këtu. Të shohim tani, s’kemi ç’të bëjmë se ajo është protestë.
-Të shohim: a ka arritur diçka protesta deri në këtë moment në këndvështrimin tuaj?
Nuk arrin dot ndonjë gjë të madhe, se këta janë me 84 deputetë. Tani sikur të bëhen zgjedhjet, prapë këta fitojnë. Nuk e ke parë që s’çajnë kokë? S’ke ç’bën. Unë u tërhoqa se, ti e di, isha me PD-në.
-Po, u tërhoqët, dorëzuat dhe mandatin.
Erdhën ndërkombëtarët e më thanë: “Avokat, shoqëria është e majtë”. Kjo bën analizë. Do thoshit ju: kjo është turp? Jo, të gjitha shtetet nordike janë të majta: Suedia, Danimarka. Edhe Shqipëria rezulton si ato, shtet i majtë; nuk është shoqëri e majtë në koncept, nuk është fyerje.
-Po dakord, po për shembull pas kaq shumë vitesh në qeveri, nuk ka konsum? Nuk bën që qytetari të ndryshojë disi? Thoni e kanë të sigurt fitoren sërish?
Qytetari… s’di çfarë të them unë, po ta thashë cila është arsyeja: kjo është shoqëri e majtë, e para. Kurse PD-ja ka ngërç. Politika është bipolare. Dy parti janë në të tërë Perëndimin, s’ka më shumë se dy: një e majtë, një e djathtë, dhe quhet bipolare. Historia aktuale që ka kohë që ka filluar është bipolare: e majta dhe e djathta. Partitë e tjera vijnë e ikin, dhe o i thithin këto, o ikin. Pra, problemi qëndron që flasim për Shqipërinë. Tani nuk kishte diskutim që do ishim shoqëri e majtë.
Pse? Gjithë vendet ish-socialiste shkojnë nga e majta, dominon e majta, socialistët nuk rrëzohen dot aq sa mendohet. Është shoqëri e majtë. Unë prandaj ika, se erdhën ekspertët kur ika, që dorëzova mandatin: “Avokat, mos u lodh,” tha, “se na rezulton shoqëri e majtë”. Kështu, me studim. Studim, po nuk është fyerje, tha, të majta janë vendet më të zhvilluara të Perëndimit: Suedia, Danimarka. A kupton? S’ka ndonjë gjë, shoqëria është o e majtë, o e djathtë, por ne kemi mazhorancë të majtën. Por jo vetëm ne, të gjitha vendet ish-socialiste kanë ndikim: Çekia, Polonia, me të gjitha. Sepse ka qenë ai involvimi i majtë i komunistëve që i ka kthyer në socialistë; socialistët fitojnë atje si këtu.
-Po situata në Partinë Demokratike a ndihmon që të qëndrojë sa më gjatë qeveria aktuale? Pra, çfarë ndodh në PD? Duket një lloj ngërçi që po zgjatet në kohë.
Nuk kanë bërë reformë. Për të mos ta zgjatur: do reformë, dhe kryesorja, do kryetar, do kryetarë të kohës.
-Këta e kanë ndërruar kryetarin, ti e di.
E para e punës njëherë, që të gjithë duhet ta dinë, është që kjo është shoqëri e majtë. Prandaj e dhashë unë atë, u tërhoqa. Të rrija deputet atje kot në parlament siç isha, me dy-tre veta? S’vlen ajo, se më thanë: është shoqëri e majtë. Po jo vetëm kjo: e para e punës, të gjitha vendet ish-socialiste janë të majta, fiton e majta si rregull. Po janë dhe vendet nordike. Janë shumë popuj të cilët janë majtas.
-Dakord.
E majta ka ardhur nga Marksi, zotëri, nuk është aq gjë e thjeshtë. Unë jam kundërshtar, ti e di, po po them të vërtetën nga ka ardhur: ka ardhur nga Marksi, nga Marksi kaloi te socialistët, nga socialistët dolën komunistët. Komunistët ranë, por ne na mbajtën 40 vjet. Dhe tani prapë është e majta klasike me të djathtën klasike. E majta klasike janë socialistët dhe socialdemokratët, të kuptohemi, ata janë një.
-Po sidoqoftë, mund të jetë shoqëri e majtë, por prapëseprapë edhe Partia Demokratike ka patur shansin që të vijë në pushtet. Prandaj pyes: çfarë duhet të ndryshojë, përveç… ju thoni e gjitha ka të bëjë me kryetarin?
Po s’bën reformë! Ata nuk kanë reformë sepse… t’ju them një gjë: nuk jam kundër tyre, se unë nuk akuzoj, por nga viti 1992 e deri sot kanë të njëjtin kryetar, të njëjtin staf drejtues për popullin. Flasim për votuesin, jo për interesin e Partisë Demokratike. Ajo ka interesin e vet, unë s’them që është jashtë interesit, por tani problemi është që është në stanjacion. A do ndryshojë? Nuk e di. Po pyetja bëhet: në qoftë se ndryshon, a bien socialistët sërish? Është shoqëri e majtë. Kështu që prandaj s’kam ndërhyrë të flas, po meqë më pyetët, fola. Kjo është shoqëri e majtë. Është e provuar që shqiptarët… s’jemi vetëm ne të majtë, po gjithë vendet ish-socialiste janë të majta, dhe ke vende antike, vendet më të zhvilluara të botës të majta janë. Duhet t’i kuptojmë, kurse unë jam i djathtë, ju e dini.
-Kryeministri thotë që aty nuk janë studentë, por ka një dorë të fshehtë që organizon protestën, dashakeqe për vendin tonë…
Është inerci e psikozës komuniste! Kështu thoshte edhe Partia e Punës. Më kuptoni tani pse bie në këtë nivel mediokër? Nga frika që dorëzohen. Tani, çfarë më jep mua kjo në koshiencën time, në mendimin tim: është trembur! Prandaj flet. E njoh mirë unë psikikën politike, e njoh mirë të tremburin, dhe ai tani ka dalë jashtë sistemit. Ka dalë jashtë sistemit.”
-Forma në të cilën kryeministri kërkon të dialogojë, a tregon kjo që ka një vëmendje të shtuar apo frikë?
Dialog, dialog, çdo ditë thotë ‘ejani të dialogojmë’, thotë kryeministri, por këta s’e pranojnë. Ky është realiteti. Çfarë ndodh me këtë? Ka analitikë të veçantë kjo: kryeministri është i shqetësuar dhe i kërkon rinisë universitare dialog. Dakord jemi deri këtu? Po ata bëjnë sikur s’dëgjojnë. Çfarë tregon ky ekuacion? Ky ekuacion tregon që kryeministri është në shqetësim, ata nuk pyesin.
-Dhe si zgjidhet e gjitha kjo, avokat? U bë kohë kështu, një zgjidhje duhet të marrë.
Perëndimi e zgjidh me dorëheqje, me ndërrim kokash – jo koka në kuptimin e keq të fjalës, por me ndërrim individësh, zëvendësim nga X-i te Y-i. Po ne s’e kemi këtë kulturë as te njëra parti, as te tjetra. Pra, partia tjetër e ka kryetarin që në ’91-shin. Zotëri, më dëgjo mua tani: në ’45-ën erdhi Enver Hoxha, në ’91-shin iku, ’92-shin. Çfarë e kemi këtë si shoqëri? E kemi defekt. Është defekt i shoqërisë, jo dhunë.
-Berisha tha që protesta i përket të rinjve të FRPD-së, Partisë Demokratike, dhe se kanë qenë iniciatorë…
Kërkon ta marrë! Kërkon ta marrë, por po bën gabim, e dëmton. Ai nuk e bën në funksion shoqëror, e bën në funksion të partisë së tij. U thotë atyre ‘jemi ne’, dhe pasi thotë ‘jemi ne’, brenda ka atë që thotë ‘jam unë’… Por pse e thotë Saliu këtë? Duhet ta pranojmë realitetin ashtu siç është: është në shqetësim. Ju e kuptoni, është në shqetësim se është nën akuzë penale.





