Aktualitet

Nesër rikthehet ora dimërore, akrepat zhvendosen 60 minuta pas

Të dielën më 25 tetor, do të rikthehet zyrtarisht ora dimërore. Gjatë natës, akrepat e orës do të zhvendosen 60 minuta pas, duke na dhuruar një orë më shumë gjumë.
Ndryshimi do të bëhet në orën 03:00 të mëngjesit, kur akrepat do të kthehen në 02:00. Me rikthimin e orës dimërore, mëngjeset do të kenë më shumë dritë, ndërsa mbrëmjet do të errësohen më herët.
Megjithëse për shumë qytetarë ky ndryshim nënkupton një orë më tepër pushim, për të tjerë mund të sjellë vështirësi në përshtatjen e ritmit të gjumit dhe organizimin e aktiviteteve të përditshme.
Ndryshimi i orës është një praktikë që zbatohet prej dekadash, me qëllim shfrytëzimin më të mirë të dritës natyrore. Kalimi në orën dimërore bëhet të dielën e fundit të tetorit, ndërsa rikthimi në orën verore të dielën e fundit të marsit.

Edhe pse prej vitesh është diskutuar mundësia e heqjes së ndryshimit sezonal të orës, kjo praktikë vijon të zbatohet në Shqipëri dhe në pjesën më të madhe të vendeve evropiane.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button