Pedagogia kallëzon në SPAK Taulant Ballën dhe Sokol Ballën

Në një deklaratë pë media, pedagogia dhe anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana, njoftoi se do të ndjekë rrugën ligjore ndaj Taulant Ballës, ABC News dhe Sokol Ballës, me pretendimin se kanë shpifur dhe dëmtuar imazhin e saj publik.
Kuçana mohoi akuzat se kishte mbajtur bombula gazi gjatë protestës dhe se ishte shoqëruar në komisariat, duke deklaruar se këto pretendime kanë cenuar figurën e saj.
“Unë jam pedagoge dhe shpërndaj dije”, u shpreh Kuçana, e cila akuzoi Taulant Ballën për lidhje me call center-a të motrës së tij dhe e cilësoi Sokol Ballën si “bankomatin e Belinda Ballukut”.
Pjesë nga deklarata:
Përshëndetje të gjithëve, ndodhemi sot përpara Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në Tiranë.
Me kërkesën për gjykim, viktimë akuzuese, unë, në cilësinë e pedagoges, Ilirjana Kuçana, do të kallëzoj sot Taulant Ballën, televizionin ABC News dhe Sokol Ballën, për shpifjen dhe prishjen e imazhit publik, për fyerje.
Shpifjet që kanë qarkulluar në emrin tim këto ditë, që unë jam ajo e cila mbaja bombula gazi, që jam shoqëruar në Komisariatin nr. 1 dhe jam mbajtur për 8 orë, më lejoni t’ju them që jo vetëm nuk kam nxitur dhunë, por unë jam pedagoge dhe shpërndaj dije, ndryshe nga Taulant Balla, i cili mëson të rinjtë si të mashtrojnë në call center-at e motrës së tij, ndryshe nga Sokol Balluku, i cili është bankomati i Belinda Ballukut, që sapo është futur në SPAK. (…) Unë jam një pedagoge, e cila mbroj studentët e mi dhe jam shumë e lumtur që kam mbrojtur ata djem dhe ato vajza dhe do ta bëj çdo ditë të jetës sime.
Më lejoni t’ju them se gjatë shoqërimit tim në komisariatin nr.1 nuk është lejuar për të bërë, qoftë dhe një telefonatë, një telefonatë që ia lejojnë edhe kriminelave që ua lejojnë edhe hajdutëve dhe banditëve. Nuk më është lejuar që të telefonoj dhe vajza ime e ka marr vesh nga shokët dhe shoqet që mamaja e saj ndodhej në komisariat. (…)
Më lejoni t’ju them unë në atë protestë jam në cilësinë e pedagoges dhe jam në detyrën që më takon të bëj jo vetëm unë, por duhet ta bëjë çdo pedagog dhe çdo mësues. Ne duhet të jemi aty në vijën e parë për t’i mbrojtur fëmijët tanë. Ata janë fëmijët tanë për aq kohë sa unë fëmijët i kam në auditor. Unë i konsideroj si fëmijë e mi dhe do ti mbroj me jetën time.
I them Taulant Ballës nuk më trembin as shantazhet e tua, as inskenimet e tua Taulant nuk më tremb asgjë përballë kësaj revolte. Ky është revolucioni i shqiponjave Taulant, unë jam në shesh, ndërsa ti Taulant do të jesh në qeli, prandaj të ftoj të vish në gjykatë së bashku me ABC Newsin dhe Sokol Kyçin, të faktoni atë që keni shpifur ndaj meje, ju pres në gjykatë.
Nëse nuk vini dot në gjykatë se keni edhe çështje tjera penale, ju ftoj të vini në shesh Taulant, vjen dot në shesh me studentët?
Sokol vjen dot në shesh me studentët? Eja në shesh të bisedojmë aty me studentët. Nëse nuk vini dot në shesh, ju ftoj në mediat televizive ku doni ju, ejani të përballemi dhe faktojmë gjithçka.
E vërteta duhet të dalë përpara shqiptarëve. Ju ka mbetur vetëm abc news. Taulant edhe mbrëmë ishit me Sokol Kyçin, duke diskutuar hallet e karriges së pushtetit, por më lejoni se duhet të jeni këtu. Ky është vendi juaj Taulant edhe dosja që ka ardhur nga jashtë për call centerat e motrës tuaj ju duhet të vendi juaj është në qeli Taulant, ndërsa vendi im është në shesh.





