Aktualitet

Revolta e studentëve, Mazniku: Edi Rama nuk ka ndërmend të dorëhiqet, përfaqëson 800 mijë vota

Edi Rama nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen si kryeministër, pavarësisht revoltës së studentëve”. Kështu u shpreh në emisionin “Opinion” deputeti socialist Arbjan Mazniku, ndërsa sot u mbyll dita e 7-të e protestave studentore, që kanë shënuar përplasje të forta mes protestuesve dhe forcave të rendit,
Mazniku u shpreh se Rama ushtron mandatin me 800 mijë vota që qytetarët votuan Partinë Socialiste në zgjedhjet e fundit parlamentare.
“Edi Rama nuk ushtron mandatin personal, por të Partisë Socialiste. Ai ka një objektiv të caktuar për integrimin e Shqipërisë në BE dhe ka marrëveshje me shqiptarët”, tha Mazniku.

I pyetur nëse këto protesta kanë ndikim te qeveria, Mazniku e paralelizon situatën në Shqipëri me atë në Francë, Itali apo dhe Portugali.
“Mazhoranca ka nevojë që të dëgjojë njerëzit, të reagojnë, të ndryshojnë politikat duke i qëndruar besnikë agjendës kryesore. Ne sot jemi në situatë që ka protesta edhe më të mëdha se këto, në Francë, Portugali, në Spanjë, protesta të ngjashme”, tha Mazniku.
Ai u shpreh se në rast të përdorimit të dhunës nga qytetarët, policia ka të drejtë të përdorimit të forcës proporcionale, ndërsa nuk mohoi dhe faktin se ka raste të tejkalimit të kompetencave dhe nevojës për verifikime.

“Gjuha është e rëndësishme. Kur vjen puna te reagimi i policisë, janë studentë, kur vjen te thyerja e dyqaneve, janë protestues. Protestuesit kanë të drejtë të protestojnë dhe policia është aty për të ruajtur të drejtën e tyre. Në rastin që ka përdorim të dhunës nga protestuesit, policia ka detyrim të përdorë dhunë proporcionale, siç është duke ndodhur edhe në qytetet e Evropës. Nëse ka tejkalim, duhet ndjekur dhe të merren masat respektive. Reagimi i policisë shqiptare është shumë herë më i përmbajtur se në protestat në Itali, Francë”, tha Mazniku.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button