Aktualitet

Murrizi: Deputetët nuk vijnë më nga vota e qytetarëve, por nga firma e dy kryetarëve të partive

I ftuar në emisionin “Drejt” në Ora News, Myslim Murrizi kritikoi sistemin zgjedhor në Shqipëri, duke deklaruar se deputetët nuk përfaqësojnë më votën e qytetarëve, por zgjidhen përmes firmës së kryetarëve të partive, ndërsa akuzoi se servilizmi është ngritur në piedestal për të ruajtur vendet në Kuvend.

” Ata njerëz që vinin në atë kohë në parlament, vinin nga vota e qytetarëve shqiptarë. Sot vijnë nga firma e dy kryetarëve të partive.

Është ngritur në piedestal servilizmi, pra vjen me lëpirje, se edhe kërmilli edhe shqiponja ngjiten në mal, shqiponja duke fluturuar, kërmilli duke lëpirë. Këta janë kërmij.

Nuk janë më, pra prej 2009-s, pesë palë zgjedhje shqiptarët nuk kanë më përfaqësues të tyre në parlamentin shqiptar. Kanë servilë të kryetarëve respektivë. Të merrni partinë ku unë aderoj, atëherë kam qenë student i dhjetorit, bashkë me ju, po ju kaluat tek partia që ndërroi emrin, unë ngela te Partia Demokratike.

Shtoi atë grupi e atyre që gjuajtën me dajak e gaz lotsjellës 8 janar që lëpinin Lulin, sot kanë kapërcyer ylberin e lëpijnë kryetarin e radhës. Pse?

Prej karriges së qelbur në kuvend. Po të ishte sistemi që shqiptarët do të zgjidhnin me votën e tyre përfaqësuesit e tyre, të jeni të bindur që dhe brenda Partisë Socialiste në këtë situatë kritike, do të kishte shumë zëra kritikë.

Por burrat dhe gratë të 125 deputetëve në atë kohë, se Partia Demokratike nuk fut dot kandidatë nga Shkumbini deri në Janinë. I fundit deputet i veriut të Epirit, kam qenë unë. Çermë, Divjakë, Gosë, Kryevidh. Pra zona ime ndante… Por s’kishim asnjë kontingjent ne në parlament, edhe pse në atë kohë mund të kandidonin krerët e bandave në gjithë jugun dhe mund të dilnin deputetë”, u shpreh Murrizi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button