Life Style

“Ai po paguan për ndjekësit e tij prej vitesh”, “The Rock” thumbon me shaka Cristiano Ronaldon

Aktori i famshëm Duajne “The Rock” Xhonson ka pohuar me shaka se Cristiano Ronaldo ka blerë ndjekës në Instagram. Legjenda e WWE dhe një ikonë e Holliwood, është një nga personalitetet më të njohura në industrinë e argëtimit.

Ai ka 398 milionë ndjekës në Instagram dhe konkurron vetëm me portugezin.

Ndërsa numri i ndjekësve i Xhonson është mbresëlënës, nuk e arrin Cristiano Ronaldon.

Kapiteni i Portugalisë dhe Al-Nassr krenohet me mbi 600 milionë ndjekës në platformën e mediave sociale, duke e renditur atë përpara kujtdo tjetër.

Në një intervistë të fundit, “The Rock” është pyetur për mendimin e tij për Ronaldon.

Ai me shaka pohoi se Ronaldo ka blerë ndjekës më parë se të thoshte se do të dëshironte të kalonte kohën me 39-vjeçarin.

“O Zoti im…ai (Ronaldo) po paguan për ndjekësit e tij prej vitesh”. “The Rock” më pas shtoi: “Po bëj shaka. Ai është miku im.”/OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button