Aktualitet

Spartak Ngjela shtron dilemën “hamletiane”: Shqipëria apo Rama?

Avokati Spartak Ngjela ka kërkuar publikisht dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar largimin e tij nga drejtimi i qeverisë si një domosdoshmëri historike për Shqipërinë.
Në një reagim në rrjetin social “Facebook”, Ngjela shprehet se vendi ndodhet në një situatë tepër të rëndë, ndërsa i referohet edhe protestës së rinisë studentore, të cilën e konsideron një faktor të rëndësishëm në zhvillimet aktuale.
Avokati e vendos përballjen politike në terma dramatikë, duke ngritur pyetjen nëse vendi duhet të vijojë me Ramën në krye të qeverisë. Sipas Ngjelës, e vetmja rrugëdalje nga situata që ai përshkruan është largimi i kryeministrit nga detyra.
“Dorëheqja e kryeministrit Edi Rama sot është domosdoshmëri historike. Gjendja është e shumë rëndë sot për Shqipërinë. Protesta e rinise studentore është shumë e fortë. Rinia ështe rini!

Pyetja thelbësore është kjo: Shqipëria apo Rama? Dorëheqja e Edi Ramës apo shkatërrimi i Shqipërisë? Shqipëria është në rrezik kombëtar dhe drejt shkatërrimit. Këtë gjendje e shpëton vetëm dorëheqja e kryeministrit Rama.
Prandaj..
Nëse Edi Rama nuk jep dorëheqjen si kryeministër brenda datës së sotme, përgjegjësia e tij do të jetë shumë e madhe në organet gjyqësore, si çështje me akuzë penale, e ngritur kundër tij në SPAK”, shkruan Spartak Ngjela.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button