Politike

Dita e 7-të e revoltës, Rama kërkon dialog: Jam gati në çdo vend, në çdo orë dhe pa kushte!

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar përgjegjësi ligjore dhe financiare për aktet e dhunës gjatë protestave, ndërsa ka përjashtuar nga dialogu dhunuesit dhe partitë politike që nuk distancohen prej tyre…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat e dhunshme, ku paralajmëron se qeveria do të kërkojë përgjegjësi ligjore dhe financiare ndaj autorëve të dhunës.
Në të njëjtën kohë, Rama deklaron se është i gatshëm për dialog pa kushte, në çdo vend dhe në çdo orë, por përjashton nga kjo ofertë dhunuesit dhe partitë politike që nuk distancohen nga dhuna.
Rama shprehet se edhe protestuesit që nuk distancohen nga aktet e dhunës do të paguajnë financiarisht njësoj si autorët.

Protestat janë një e drejtë, ndërsa dhuna është krim dhe kjo vijë e kuqe do të ndahet prerazi në këtë fazë kritike të zhvillimit tonë demokratik.
Qytetarët duhet të bëjnë durim, e të mos bien pre e presionit të manipulatorëve mediatikë dhe pasqyrave telefonike.
Protestuesit duhet të distancohen nga dhunuesit, përndryshe do të paguajnë financiarisht njësoj si ata.
Dhunuesit duhet dhe do të marrin faturën ligjore e financiare të verbërisë së tyre.
Unë dhe shumica qeverisëse jemi gati për dialog me këdo tjetër përveç dhunuesve dhe partive politike që nuk distancohen nga dhuna. Në çdo vend. Në çdo orë. Pa kushte”-shkruan Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button