“Nuk e pamë në aspektin politik”- Kryebashkiakët e opozitës pas mbledhjes me Ramën: Na dhanë garanci, por…
Pas mbledhjes së qeverisë dhe kryetarëve të bashkive në Shkodër, drejtues të pushtetit vendor që morën pjesë, folën për mediat.
Hilë Curri, kreu i bashkisë së Fushë Arrëzit tha se morën pjesë në mbledhjen e thirrur nga Rama sepse problemet e qytetarëve janë më të rëndësishme se politika.
Ju falenderoj, është mbledhje e të gjithë kryetarëve.
Nuk e pamë në aspektin politik, sepse problemet e qytetarëve janë më të mëdha.
Ne morën një farë garancie dhe bashkëpunimi me ministrat u la një takim njëherë në muaj me ta.
Besoj se opozita… jemi përfaqësues të qytetarëve dhe kur na kërkojnë për takime do ju përgjigjemi”, tha ai.
Fisnik Qosja, kreu i bashkisë së Kavajës, u shpreh si vijon: ‘Kishim kërkesat për të gjitha zonat tona. I shqyrtuan i panë dhe se dimë sesa do të reagojë qeveria.
Garancia ishte, por veprat do të tregojnë sesi do të shkojë. Të vështirë janë të gjitha bashkitë”/OraNews