Sport

Formula 1/ Verstappen siguron ‘pole position’ në Arabi, e ndjek Leclerc

Max Verstappen me Red Bull siguroi sot në mbrëmje “pole position” në pistën e Jeddah, i vlefshëm për garën e Çmimit të Madh të Arabisë Saudite.

Piloti holandez, kampion bote në Formula 1, dha kohën 1’27”472, duke siguruar “pole” të dytë sezonal.

Ai ishte i pakapshëm nga rivalët, duke qenë 3 të dhjetat më i shpejtë se rivalët.

Në vendin e dytë u klasifikua monogasku i Ferrarit, Charles Leclerc, ashtu sikurse bëri edhe një javë më parë në Bahrein, ku këta dy pilotë u nisën nga vija e parë.

Në vendin e tretë u rendit meksikani i Red Bull, Sergio Perez, duke lënë pas Fernando Alonso me Aston Artin (i katërti) dhe dy makinat McLaren të Oscar Piastri dhe Lando Norris.

Në “top-10” makinat më të shpejta në provat zyrtare u klasifikuan edhe George Russell, Lewis Hamilton, Yuki Tsunoda dhe Lance Stroll.

Në këto prova debutoi për “kokëkuqen” edhe piloti 19-vjeçar anglez Oliver Bearman, që zuri vendin e spanjollit Carlos Sainz, që u operua nga apandesiti dhe nuk do të garojë këtë fundjavë. Ai u klasifikua i 11-ti./syri.net

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button