ShowBiz

“I besova njeriut që desha prej vitesh”/ U shfaq në videot intime me Adi Hilën, reagon Monika Lubonja

Monika Lubonja deklaron se është filmuar pa dijeninë dhe pëlqimin e saj nga kompozitori Adi Hila, ndërsa shton se e ka paditur në Gjykatën e Tiranës për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private.

Monika Lubonja ka reaguar pas publikimit të videove intime të kompozitorit Adi Hila, duke deklaruar se nuk ka pasur dijeni dhe nuk ka dhënë pëlqimin për t’u filmuar apo regjistruar.

Në një reagim në rrjetet sociale, ajo shprehet se i është cenuar privatësia dhe bën të ditur se i është drejtuar drejtësisë. Lubonja shton se i është drejtuar Gjykatës së Tiranës, duke ngritur padi për fyerje dhe ndërhyrje të padrejtë në jetën private.

Gjithashtu, Lubonja kërkon që të ndalet ajo që e cilëson si “baltosje” ndaj saj në emër të një “morali kolektiv”, ndërsa thekson se dinjiteti i një njeriu nuk mund të zhbëhet nga tradhtia e dikujt të cilit i ka besuar.

“Nuk kam patur dijeni, nuk kam dhënë pëlqim të filmohem, të regjistrohem apo që materiale intime të shpërndahen, të shiten ose të publikohen. Kam dashur dikë dhe kam besuar. Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë. Më dhemb që besimi im është kthyer në armë kundër meje”, shkruan ajo.

Aktorja u drejtohet edhe mediave, të cilave u kërkon të respektojnë privatësinë e saj dhe të mos publikojnë materialet intime.

Në apelin që i drejton edhe opinionit publik, Monika kërkon që dhimbja e saj të mos kthehet në argëtim dhe që të mos gjykohet për besimin që i ka dhënë një personi “të pabesë”. Ajo thotë se tashmë se ka zgjedhur rrugën ligjore dhe se do ta ndjekë çështjen deri në fund.

“I jam drejtuar drejtësisë dhe do ta ndjek këtë rrugë deri në fund. Dinjitetin tim dhe pabesinë nuk ia fal askujt që përdori jetën time. Do e ndjek ligjërisht dhe jam e sigurt që e vërteta do flasë”, shprehet Lubonja.

Aktorja shkruan gjithashtu se, i kërkon Zotit forcë për ta përballuar këtë situatë dhe shpreh besimin se drejtësia do të bëjë punën e saj.

Reagimi i plotë:

“Ju drejtohem sot me dhimbjen e një gruaje së cilës i është shkelur besimi dhe privatësia, por edhe me vendosmërinë për të mbrojtur dinjitetin dhe të drejtat e saj.

Kërkoj dhe shpresoj të ndalet baltosja ime në emër të një “morali kolektiv”. Dinjiteti i një njeriu ndërtohet gjatë gjithë jetës dhe nuk mund të zhbëhet nga tradhtia e dikujt të cilit i fala disa vite të jetës sime.

Nuk kam pasur dijeni, nuk kam dhënë pëlqim të filmohem, të regjistrohem apo që materiale intime të shpërndahen, të shiten ose të publikohen. Kam dashur dikë dhe kam besuar. Nuk turpërohem për dashurinë që kam dhënë. Më dhemb që besimi im është kthyer në armë kundër meje.

Mediave u kërkoj të respektojnë privatësinë time dhe të mos publikojnë apo të spekulojnë me publikimin e materialeve intime.

Opinionit publik i kërkoj të mos e kthejë dhimbjen time në argëtim dhe të mos më gjykojë për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë.

I jam drejtuar drejtësisë dhe do ta ndjek këtë rrugë deri në fund.

Dinjitetin tim dhe pabesinë nuk ia fal askujt që përdori jetën time!

Do ta ndjek ligjërisht dhe jam e sigurt që e vërteta do të flasë.

Zotit i kërkoj forcë që kjo plagë të mos ma mbushë zemrën me urrejtje. Besoj se Ai e njeh të vërtetën time dhe pres që drejtësia të bëjë punën e saj”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button