“Babai u godit nga skleroza”! Fatos Qerimaj në lot, rrëfen vitet e fundit të mjeshtrit të violinës

Artisti Fatos Qerimaj, i ftuar në “S’e Luan Topi”, bëri një rrëfim të ndjerë për babanë e tij, Mjeshtrin e Madh, Hetem Qerimaj.
Në lot, ai ka rrëfyer për herë të parë se sa tronditëse ka qenë vdekja e mamasë, njëkohësisht bashkëshortja e Hetem Qerimajt, për këtë të fundit.
Dhimbja e madhe për humbjen e shoqes së jetës bëri që Mjeshtri i Madh të prekej nga skleroza.
Babai pati një shok, i filloi skleroza në atë moment. Po një sklerozë shumë e çuditshme që ai mbante mend çdo gjë, vepronte, luante violinë normalisht, por sikur e harroi mamanë. Nga goditja e vdekjes së mamasë. Pati një tronditje, e cila i dha një sklerozë sepse pastaj filloi një sklerozë, nuk pati ndonjë përparim të madh. Ai iku më përpara se të shikonim që ka probleme me shëndetin”, u shpreh ai.
Fatos Qerimaj tashmë pedagog, artist, klarinetist ka ndjekur hapat e të atit në botën e muzikës./Top Channel




