Mamaja e Miley Cyrus flet për drogën: Po ta pija më herët do isha nënë e mirë…
Nëna e Miley Cyrus, Tish Cyrus, thotë se ajo do të kishte qenë një nënë më e mirë nëse do të fillonte të pinte drogë kur fëmijët e saj ishin ende të vegjël. Duke folur në podcastin e saj “Sorry We’re Stoned”, Tish foli për mëmësinë gjatë një bisede me të ftuarin special dhe reperin Wiz Khalifa.
Nuk kam pirë drogë kur kam pasur fëmijë. Nuk fillova të pi drogë deri sa isha 46 vjeçe. Dhe kështu mendoj se do të kisha qenë një prind më i mirë nëse do ta kisha konsumuar që atëherë”, tha ajo.
Vajza e Tish, Brandi Cyrus, e cila është bashkë-prezantuese e podcast-it, tha se nëna e saj do të kishte qenë “shumë më tolerante” nëse ajo do të kishte marrë barërat e këqija më herët në jetën e saj.
Mamaja e Miley tregoi se sa sasi konsumon gjatë ditës:
“Vendimmarrja ime është shumë më e mirë tani që pi drogë. Unë në asnjë mënyrë nuk them se bari është për të gjithë, aspak. Por për mua personalisht, ka qenë gjëja më e mirë ndonjëherë.”
Tish ndan fëmijët Miley, Braison dhe Noah me ish-bashkëshortin e saj Billy Ray Cyrus./OraNews