Video e dhunës ndaj Edi Kuçit, Joz Marku jep versionin e tij: Jemi aktorë!

Jozefin Marku ka reaguar pas videos së përplasjes me Edi Kuçin, e cila ka qarkulluar gjatë ditëve të fundit në rrjetet sociale.
Në pamjet e publikuara, Edi Kuçi shfaqet i rrethuar nga disa persona, ndërsa në një moment Marku shihet duke e goditur. Por Jozefin Marku pretendon tashmë se përplasja nuk ka qenë reale dhe se bëhet fjalë për një skenë të realizuar prej tyre.
“Asgjë s’ka ndodhur, jemi aktorë, e kemi bërë vetë”, është shprehur Marku në një komunikim me Top Channel.
Sipas versionit të tij, pamjet që kanë qarkulluar në rrjet nuk dokumentojnë një përplasje reale, por një inskenim. Marku nuk ka dhënë në deklaratën e publikuar detaje të tjera mbi arsyen e realizimit të videos apo personat që kanë marrë pjesë në të.
Ai ka reaguar edhe për procedurat e raportuara në Kosovë pas publikimit të pamjeve.
Prokuroria Themelore në Pejë ka hapur një rast lidhur me incidentin, fakt i konfirmuar më herët nga zëdhënësi i institucionit, Shkodran Nikçi. Është raportuar gjithashtu se në kuadër të procedurave është kërkuar arrestimi i Markut.
Vetë Marku e mohon këtë pjesë.
“Janë fake, nuk kam arsye të jem atje”, ka deklaruar ai, duke iu referuar raportimit për kërkesën për arrestimin e tij.




