ShowBiz

Stenaldo rikthehet në “shtëpi”, ja ku do ta shohim në vijim ish-banorin e BBV5

Stenaldo Mëhilli rikthehet në Top Albania Radio, disa muaj pas eksperiencës së tij në “Big Brother VIP Albania 5”. Ai do t’i bashkohet sezonit të ri të “Live From Tirana”, i cili nis transmetimin më 7 shtator.

Programi do të transmetohet nga e hëna në të premte, nga ora 10:00 deri në 13:00, në Top Albania Radio dhe në kanalin 10 të Digitalb. Krahas Stenaldos, pjesë e sezonit të ri do të jenë edhe DJ Wizii dhe Danko DJ.

Rikthimi në radio vjen pas qëndrimit të tij rreth tre muaj në “Big Brother VIP Albania 5”.

Stenaldo u eliminua më 24 mars, pas një nominimi kokë më kokë me Mateon, ndërsa gjatë qëndrimit në reality show u bë një nga personazhet e komentuar të këtij edicioni.

Radioja nuk është një eksperiencë e re për Stenaldon. Gjatë kohës në “Big Brother VIP”, ai u rikthye për pak kohë në studiot e Top Albania Radio, ku u surprizua nga komentatori sportiv Dritan Shakohoxha.

Tashmë ai rikthehet në mikrofon me një program që do të sjellë muzikë, intervista me personazhe të aktualitetit, të ftuar në studio dhe diskutime mbi tema të ndryshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button