ShowBiz

Ishte ‘zhdukur nga qarkullimi’, Valbona Mhilli merr drejtimin e një tjetër emisioni mëngjesi

Sezoni i ri televiziv sjell një tjetër lëvizje në ekranet shqiptare.

Emisioni i mëngjesit ‘Vila 24’, do të ketë një tjetër moderatore: Valbona Mhillin.

Gafa e famshme me Auschwitzi-n bëri që moderatorja të rrinte gjatë larg ekranit. Por pjesmarrja para dy vitesh në Big Brother ka ndikuar që të rikthehet në televizion, kësaj radhe për të marrë drejtimin e “Vila24”, që pritet të nisë transmetimin gjatë muajit shtator.

Për dy sezonet e fundit, “Vila24” është prezantuar Anila Çela. Ajo u rikthye në News24 në vitin 2023, duke marrë në dorë një format që e cilësoi atëherë si një “brand” të afirmuar prej vitesh.

Në atë kohë, Çela tregonte se “Vila24” kishte ndërruar ndër vite moderatorët, por kishte ruajtur lidhjen me publikun.

Largimi i Çelës nga “Vila24” vjen në kuadër të një angazhimi të ri profesional.

A2 CNN ka njoftuar zyrtarisht se Anila Çela i bashkohet këtij televizioni dhe nga 7 shtatori do të marrë drejtimin e emisionit “Dita Jonë”.

Kështu, ndërsa Çela nis një kapitull të ri në A2 CNN, “Vila24” kalon në duart e Valbona Mhillit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button