Lajme

Spiropali-Bashës: Sa të jetë Rama dhe PS në qeveri, SPAK-u i ka duart e lira të bëjë punën e tij

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali reagoi sot pas deklaratës së kreut të PD-së, Lulzim Basha i cili është shprehur se “Kryeministri dëshiron të krijojë një komision të posaçëm për të mbikëqyrur SPAK-un”.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali thekson se “Lulëzim Basha vazhdon i bie fyellit përgjumësh, fiks aty ku i binte kur ata që e dinin zgjuar i shkonin pas nga humbja në humbje dhe bërtisnin fitore”.

“ Lulëzim, hajde voto amnistinë të nxjerrësh nga burgu ata që i fute vetë duke i nxitur të bllokojnë rrugët se do rrëzohej Rama, se SPAK-u s’ka nevojë ta mbrojë kush as nga Edi Rama, as nga Partia Socialiste, pa të cilët SPAK-u as do kishte lindur”, thekson ajo.

Ministrja nënvizon se “sa të jetë Edi Rama dhe PS në qeveri, qeveria s’ka asnjë punë me SPAK-un dhe SPAK-u i ka duart e lira të bëjë punën e tij pa pyetur se kush qeveris e kush flet me vete në ballkon apo nëpër gjumë”./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button