Life Style

“I kishte vendosur kamera në banjë gruas…”/ Shkënda Lili TRONDIT me rastin e 50-vjeçarit: Këmbëngulte të shikoja videon…

ftuar në “Grida Duma Podcast” ka qenë detektivja e njohur, Shkënda Lili, e cila gjatë intervistës ka treguar rastet e tradhtisë që ka investiguar ajo.

Lili ka treguar një rast të një 50-vjeçari që dyshonte se e tradhtonte bashkëshortja pasi sipas tij, ajo rrinte shumë në tualet dhe lahej shpesh.

Shkënda tha se nga investigimi i stafit të saj nuk rezultoi se ajo e tradhtonte atë, por burri i kishte thënë se i ka vendosur kamera në banjë dhe ajo kujdesej shumë për veten.

Pjesë nga intervista:

Shkënda Lili: Do të tregoj një rast të një zotërie moshë 50 vjeç për të investiguar bashkëshorten. Dhe ishte aq i sëmurë psiqikisht ai njeri saqë më ka lënë dhe ai pa fjalë. Bashkëshortja në një moshë me të, jetonte në një nga fshatrat e Tiranës.

Grida Duma: Në fshat prapë?

Shkënda Lili: Në rrethet e Tiranës. Gruaja punonte në një kompani dhe arsyeja se pse erdhi është se gruaja lahej shpesh, diçka e ka. Ca idiotësira që unë herë pas here dhe qeshja. E pyesja se cili është dyshimi i tij, se çfarë kishte parë te bashkëshortja, pasi kur shikoja foton e saj dhe duke investiguar më lindi dhe mua dyshimi se ku mund të tradhtojë kjo. Se ne tani e kuptojmë se kush tradhton dhe kush jo, që ditën e parë. Ne e dimë përfundimin.

Grida Duma: Pak a shumë, 90 për qind ti e ke matur është tradhtar ose jo

Shkënda Lili: Që në foton që më tregoi klienti, ndaj i bëja pyetje për të kuptuar. Të dyshosh te bashkëshortja që rri gjithë ditën në shtëpi apo punon në një kompani që qep aty gjithë kohës, e shkreta e lodhur nga puna, nga jeta, mua më duket…

Grida Duma: Se lahet shpesh…

Shkënda Lili: Kur unë e ngacmoja me pyetja, se thashë që unë e kuptova që nuk ka shanse, por ai thoshte ‘ka filluar të lahet shpesh, të mbajë veten’. Ai ishte i sëmurë mendor, të paktën këtë rezultova në fund. Në mes të investigimit më thotë se donte të më takonte dhe unë i thashë ‘po patjetër, po nuk kemi parë asgjë deri tani, shumë e rregullt’. Po ai thotë se ‘filan ditë ajo do të takohet’. Janë gjëra banale për t’i treguar, ku arrin njeriu, psikologjia zero, xhelozi e sëmurë. Ai thotë se ‘bashkëshortja është përgatitur për nesër se ka qëndruar shumë orë duke zgjedhur rrobat, ka qëndruar shumë në tualet, jam i sigurt se po përgatitet për nesër’. Dhe në fund fare doli i pakënaqur nga investigimi dhe më tha ‘ti nuk ke bërë asgjë, por unë i kam vendosur kamera në tualet, gjithandej, ti nuk e ke kapur’.

Grida Duma: Kamerat tregonin se ajo është kujdes për veten

Shkënda Lili: Të vesh kamera në tualet, e kupton ça do thotë? Këto raste janë për…

Grida Duma: Janë për policinë se ajo rrezikon jetën të bashkëjetojë me një njeri të atillë.

Shkënda Lili: Janë për policinë, por edhe për t’u shtruar në spital. Ai këmbëngulte të shikoja videon. Ishte i sëmurë psikik, unë i ofrova ndihmë, i thashë t’a çoj te një mik i imi psikiatër. Më tha se nuk është i çmendur dhe se i kupton gjërat në ajër. Këmbëngulte sërish të shikoja videon dhe i thoja ‘nuk dua të shikoj bashkëshorten tënde si lahet, a je në terezi’.  

Grida Duma: E pakënaqësi se ajo doli e ndershme

Shkënda Lili: Donte me patjetër, më thoshte se nuk e ke bërë punën mirë. Këmbëngulte të shikoja videon, po ç’më intereson mua ça bën brenda në shtëpi, lahet apo jo. Se janë raste dhe për të qeshur ndonjëherë.

Grida Duma: Janë të rrezikshme. Domethënë, psikologjia tregon se raste të tilla edhe përshkallëzohen. Mund të shkojnë edhe në vrasje. Pra ajo është viktimë totalisht në atë moment, ajo është e vendosur nën presionin e nevojës së tij për tradhti dhe nevojës së tij për të provuar vetveten sepse ai është i pasigurt në atë nivel.

Shkënda Lili: Janë raste që duhet me pas shumë kujdes, të paktën unë. Në fillimet e mia dhe nuk e kuptoja tipologjinë e njeriut. Nuk prisja kaq ekstreme, nuk isha e rrahur me jetën që të jenë njerëzit kaq ekstrem.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button