Lajme

Aksident i rëndë te “Brryli”, njëra prej makinave përplaset me pemën dhe kangjellat e rrugës

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm te zona e Brrylit në Tiranë.

Raportohet se, dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë njëra prej tyre ka përfunduar duke u përplasur me pemën dhe duke shkatërruar kangjellat e vendosura anë rrugës.

Ndërkohë, automjeti tjetër ka ngelur në mes të rrugës. Dyshohet paraprakisht që shkak është bërë shkelja e semaforit nga njëri prej mjeteve, që ka shkaktuar përplasjen e fortë.

Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa nuk raportohet për viktima, por vetëm për dëme materiale./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button