Sport

Ngjarje e rëndë në Angli, tifozi i Leeds bie nga tribuna gjatë festimit të golit

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në Stamford Bridge gjatë ndeshjes së 1/8-tave të FA Cup mes Chelsea-t dhe Leeds United, të fituar nga “Blutë e Londrës” me rezultatin 3-2.

Një prej tifozëve miq ra nga tribuna e katit të dytë pasi skuadra e Leeds shënoi golin e parë të ndeshjes. Festa e tifozëve për golin e skuadrës së zemrës ishte shumë entuziaste, mirëpo ai moment mund të shndërrohej në një tragjedi të vërtetë kur tifozi u përplas në shkallët e boshatisura të tribunës në katin e parë.

Menjëherë ndërhyri ambulanca duke e dërguar tifozin me urgjencë në spital teksa pritet të ketë më shumë të reja në orët në vijim për gjendjen shëndetësore të tifozit pasi deri më tani nuk ka informacion./OraNews

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button