Punonjësi i Gardës shkon në Polici: Nuk e di kush ma vodhi armën e shërbimit
36-vjeçari me iniciale Dh.P, i cili është punonjës i Gardës së Republikës, ka bërë kallëzim në komisariatin nr.1 se persona të paidentifikuar i kanë hyrë në shtëpi dhe i kanë marrë armën e shërbimit. Policia njofton se ka nisur punën dhe po heton për identifikimin e personave.
“Në Komisariatin e Policisë Nr. 1, është paraqitur shtetasi Dh. P., 36 vjeç, banues në Tiranë (punonjës i Gardës së Republikës), i cili ka kallëzuar se shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë vjedhur armën e shërbimit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./OraNews